Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar më në fund për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan, John McCain. Në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë për nder të udhëheqësve evangjelistë, Trump tha se lutjet e tij shkonin për familjen e senatorit.
“Zemrat dhe lutjet tona janë me familjen e Senatorit John McCain. Do të ketë shumë aktivitete në ditët e ardhshme dhe ne vlerësojmë shumë gjithçka që Senatori McCain ka bërë për vendin tonë. Faleminderit”-u shpreh Trump para të pranishmëve.
Më herët presidenti Trump nuk i përfilli pyetjet e gazetarëve rreth senatorit McCain, duke lënë shumë njerëz në dyshime se Trump se kishte kalura inat me McCain për shfuqizimin e programit shëndetësor, të njohur si “Obamacare”.

Komente

