Heshtja e PD-së për rezultatin e zgjedhjeve

Heshtja e PD-së për rezultatin e zgjedhjeve

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Zyrtarisht kemi parlament të ri. KQZ ka çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit ku pas një maratone ankesash e gjykimesh deri në Kolegjin Zgjedhor, shifrat kanë mbetur të fiksuara që më parë ku PS konfirmon 74 mandate, PD 59, LSI që zbret në 4 mandate dhe PSD në 3 mandate. Celibashi, si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur listën e 140 deputetëve të rinj në 12 qarqe të cilët do të bëjnë betimin e tyre në javën e parë të shtatorit. Deri këtu jemi në kuadrin e procedurës së zakonshme, pasi dihej prej kohësh si lista e shpallur ashtu dhe shpërndarja e mandative. Procesi i ankimimit nuk dha asnjë element të bindshëm juririk për të vënë në diskutim si zgjedhjet për mënyrën si u menaxhuan, ashtu dhe për rezultatin në kutitë e votimit.

Gjithësesi, nga ana e një pjese të opozitës, dhe pikërisht nga PD, pati deklarata deri në nivele të larta të saj se nuk do të njohin rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pikërisht kur këto rezultate shpallen zyrtarisht nga KQZ, nga selia blu ka veçse heshtje. Nuk është paradoksi i vetëm në muajt e fundit në qëndrimet e PD, duke filluar që nga ambiguiteti se zgjedhjet nuk do të njihen por do të shkojmë si deputetë në parlemnet në shtator. Po ashtu si deklaratat për lepurin e në kapelen e magjistarit ku për masakrën zgjedhore nuk paraqitet dot një provë që paska ndikuar në tjetërsim rezultati. Të gjitha këto qëndrime kanë shërbyer thjesht për të mbajtur të karikuar moralin e demokratëve të thjeshtë të demoralizuar nga humbja si dhe sedrën e vrarë të kryetarit në miklimin se nuk është humbës për të marrë dhe një mandat të tretë në krye të PD. Lidhur me këtë të fundit, jo pa qëllim u vu në funksion të garës së kryetarit gjithë struktura e partisë që u benë koracë mbrojtëse nga çdo kritikë e rivalëve ndaj Bashës dhe e mbajtën leksikun postzgjedhor tek opsioni i masakrës elektorale.

Tashmë misioni ka mbaruar. Basha është tre herë kryetar ndërsa deputetët që do përfitojnë mandatin po urojnë njëri tjetrin në heshtje dhe po blejnë kostumet e reja për në shtator. Të gjithë mbeten të kënaqur. Ndërsa demokratët e thjeshtë le të tresin masakrën zgjedhore./ Gazeta "Fjala" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 24/06/2021 18:12

    Ta mbajne me shkumbe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë