Ora 20:30 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura, ndërkohë që të gjitha rrugët e qytetit janë blinduar nga forca të shumta policie.
Ashtu siç edhe u vendos nga Ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të karantinës në vend, baret dhe restorantet në Berat shpejtuan të mbyllin qepenat disa minuta përpara orës 20:00, për të respektuar masat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të minimizuar përhapjen e COVID-19.
Edhe rrugët e qytetit filluan të boshatiseshin që prej orës 19:30,ndëkohë që në rrugët e qytetit shihen kudo forca të shumta policore,që janë duke patrulluar në çdo aks rrugor për të kontrolluar respektimin e karantinës.
E njëjta situatë është edhe në qytetin e Fierit ku qetësia mbizotëron në rrugë. Të vetmit që qarkullojnë janë efektivët e policisë të cilët monitorojnë respektimin e masave kufizuese.
Heshtja mbizotëron dhe në rrugët e qytetit të Sarandës ku qytetarët respektojnë masat kufizuese.
Lajmi kryesor:
Kufizimi i lëvizjes pas orës 20:00, plasin gjobat në Bllok! Tirana në koas total trafiku, binden rrethet! Drejtori i Policisë Shkodër: Nëse gjeni lokal hapur, jap dorëheqjen











