SHKUP - Maqedonia është përfshirë në heshtje zgjedhore, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend. Të premten, krerët e partive kryesore politike, kanë bërë thirrje për votime të qetë dhe demokratike.

Kreu i Bashkimit demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bëri thirrje për pjesëmarrje dhe qetësi në votime.

Ndërsa të njëjtën thirrje, ka bërë edhe Mehdun Thaçi, kreu i Partisë Demokratike te shqiptarëve në Maqedoni.

Ndërkohë, edhe misionet e ndërkombëtarëve në Maqedoni kanë bërë thirrje për zgjedhje sa më të qeta dhe qytetare.

Interesi për pjesëmarrje në zgjedhje, sipas sondazheve është i madh, ndërsa kompanitë e fluturimit kanë treguar për një numër të madh prenotimesh për fluturime nga shqiptarë që kanë emigruar në vende të tjera.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)