Hetim biznesmenit të ndërtimit
shiste 2 herë 1 apartament në Tiranë

TIRANE-  Dy persona mes tyre, njëri administrator i një firme ndërtimi është nisur procedim penal pasi akuzohet se mashtronin qytetarët duke u premtuar kontrata shitje dhe shitur më pas personave të tretë.

Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj  A.Sherifi, 33 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firme ndërtimi.

Shtetasi I. Bajollari, 62 vjeç e ka paditur pasi pretendon se nëpërmjet mashtrimit Sherifi i ka premtuar se do t’i shiste një apartament banimi dhe një dyqan në pallatin që po ndërtonte dhe më pas i ka marrë shumën e parave prej 90 000 euro, duke ja shitur një shtetasi tjetër. 

Por kjo nuk ishte hera e parë.

“Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se shtetasi A.Sherifi, të njëjtën vepër penale e ka kryer dhe me disa qytetarë të tjerë, të cilëve dyshohet se u ka marrë para duke u premtuar kontrata shitje dhe shitur më pas personave të tretë.”- thuhet në njoftimin e policisë  ku saktësohet se “Pas verifikimeve, u konkludua se kontratat fillestare janë lidhur në muajin Tetor 2010 dhe jane rishitur në muajin Maj – Qershor të vitit 2013.”

Dosja e Sherifit po hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për konsumim të veptës penale të Mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i K.P.

MASHTRUESI DY
Ka nisur proçedimi penal shtetasit B. Kazhani, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Në ngarkim të tij, është depozituar një kallzim penal nga një shtetase, e cila deklaron se Kazhani ka shitur një apartament banimi në vitin 2010, për të cilin i ka marrë shumën prej 4 600 000 lekë.

“Në momentin që do të bëhej hipotekimi i banesës, do të likujdohej dhe një shumë prej 400 000 lekësh, ndërkohë që shtetasi B.Kazhani e ka bërë hipotekimin e banesës në emrin e tij, dhe nuk ja ka kaluar hipotekën shtetases E.B, por e ka shitur banesën një personi tjeter kundrejt një vlerë më të lartë.” Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë.Neni 143 i K.P.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29--vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29--vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)