TIRANE - Ndryshimin e periudhës së hetimit të emërimeve në adminsitratë dhe përfshirjen në këtë komision edhe të periudhës së ish-qeverisë Berisha, demokratët e cilësojnë si “kapje të zyrave të shtetit nga krimi”. Një ditë pasi Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit për të hetuar emërimet nga viti 2009, duke rrëzuar kështu kërkesën e opozitës që kërkonte hetimin vetëm pas shtatorit të 2013-ës kur në pushtet erdhi e majta, deputeti demokrat Eduard Halimi tha në një deklaratë për mediat se Rama dhe Meta po ndalojnë hetimin për administratën duke qenë në krah të inkriminuarve.
“Mazhoranca dje refuzoi sërish me dhunën e kartonave, kërkesën e opozitës për të bërë transparent për qytetarët, mekanizmin e emërimeve kriminale në administratë nga kjo qeveri, për periudhën shtator 2013-ta e këtej. Vendimi i djeshëm që rrëzoi kërkesën e opozitës, kërkon të mbyllë mundësinë ligjore e parlamentare për të bërë transparencë në lidhje me emërimet që kanë degraduar administratën publike në vend, dhe i kanë hapur rrugën kapjes së shtetit nga elementë të rrezikshëm të botës së krimit dhe trafikut të drogës.
Me aktin e djeshëm Rama tregoi se ose është i kapur nga krimi që ka zaptuar zyrat e shtetit, ose është në krye të këtij klani të rrezikshëm që ka mbërthyer administratën.Besnikëria e verbër që treguan dje Rama dhe Meta, duke ndaluar hetimin parlamentar, është një përkeqësim tjetër i gjëndjes së demokracisë dhe institucioneve në vend, dhe është një bekim dhe frymëzim i ri që kjo dyshe u jep personave të dënuar ose të përfshirë në afera kriminale, për të vazhduar në rrugën e tyre të kapjes së shtetit”, shtoi më tej ai.
Me miratimin e shumicës në parlament futen nën hetim parlamentar të gjitha emërimet e bëra në administratën publike që nga viti 2009 deri më prill të viti 2014.
Redaksia Online
(m.t/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
69.2%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1280
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Djathtas 1912’, Alibeaj flet për partinë e re në Report Tv: Nuk jam ushtari i askujt, s’kishte vend për mua në PD e Berishës! ‘Mobilizim ushtarak’ për të na goditur
15 Tetor, 19:57
-
Dosja e aferës Partizani në GJKKO! Berisha e dhëndri Malltezi do përballen me drejtësinë, për herë të parë një ish-kryeministër dërgohet për gjykim! Vijon hetimi pasuror
15 Tetor, 19:11
-
Tiranë/ Aksion policor në sallonet e botoksit, kontrollohet për mallra kontrabandë! Gjendet një sasi e konsiderueshme
15 Tetor, 19:07
-
Gjykata e Lartë i rrëzoi kërkesën për pezullimin e dënimit me 1 vit burg, Salianji reagon nga burgu: Iu nënshtrua urdhrit arbitrar që vjen nga skutat e krimit, i vendosur për betejë
15 Tetor, 18:59
-
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me drejtuesit vendorë, kërkohet rritja e vigjilencës për personat e shpallur në kërkim
15 Tetor, 18:43
-
Itali/ Iu gjet e fshehur brenda bagazhit të makinës 1 kg kokainë, arrestohet 37- vjeçari shqiptar
15 Tetor, 18:29
-
Rrëfimi i ish-gardistit Paro Laçi në Report Tv: Berisha urdhëroi disa herë pengmarrjen e Azem Hajdarit në ’96! Donte ta vriste
15 Tetor, 18:28
-
'33 vite ministër, kryeministër, president', Lapaj ironizon Metën: Si nuk bezdiset?! Jam i habitur, këta nuk i lënë mundësi as fëmijëve të bëjnë karrierë
15 Tetor, 18:23
-
Deklarata e fortë e ish-gardistit Paro Laçi në Report Tv: Berisha urdhëroi vrasjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino, nëse do futej në Shkodër do ekzekutohej
15 Tetor, 18:23
-
Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit
15 Tetor, 18:11
-
'BE, e vetmja zgjedhje e shqiptarëve', deklaratat e Ramës jehonë në mediat gjermane
15 Tetor, 18:02
-
Ceremonia, përkujtohet 80-vjetori i Çlirimit të qytetit të Fierit
15 Tetor, 17:56