TIRANE- Pasuritë e pajustifikuara të punojësve të policisë do të hetohen nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Kuvendi ka miratuar projektligjin për Shërbimin e ankesave dhe Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Brendshme. Ligji që parashikon të reformojë tërësisht strukturën e kontrolli të Brendshëm është miratuar me 77 vota pro nga mazhoranca ndërsa opozita kishte bojkotuar parlamentin. Ky shërbim ka për qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të kryera nga punonjësit e strukturave të kryera gjatë qëndrimit në detyrë.
/Shqiptarja.com







