Hetim personave që
morën lekë para kamerave
Transmetimi në emisionin “Fiks-Fare”, të pamjeve filmike ku tregoheshin disa studentë që merrnin lek në këmbim të dhënies së votës për zgjegjet lokale në Korçë, ka bërë që prokuroria e këtij qyteti të nisë hetimet për vëniën në përgjegjësi të autorëve të këtij krimi.
TIRANE- Transmetimi në emisionin “Fiks-Fare”, të pamjeve filmike ku tregoheshin disa studentë që merrnin lek në këmbim të dhënies së votës për zgjegjet lokale në Korçë, ka bërë që prokuroria e këtij qyteti të nisë hetimet për vëniën në përgjegjësi të autorëve të këtij krimi. Vendimi për nisjen e hetimeve është marrë nga prokurori i rrethit Alket Mersini, i cili momentalisht ka nisur verifikimit kryesisht për veprën penale 328 të Kodit Penal. Lidhur me këtë çështje është ngarkuar një oficer i policisë gjyqësore dhe një prokuror që të kryejnë në ditët në vijim të gjitha procedurat e administrimit të provave në dosje dhe marrjen në pyetje të personave që shfaqen në videon e trasmetuar në emisionin “Fiks-Fare”. Në pamjet filmike dallohet qartë se studentët korçarë shkonin në zyrat e Partisë Socialiste, për të marrë një shpërblim prej 20 mijë lekësh të vjetra pasi kishin hedhur votën në kutinë e qëndrës së votimit.
Sekuestro filmimeveMësohet se hapi i parë i prokurorisë së Korçës, do jetë sekuestrimi i pamjeve filmike të rregjistruara nga gazetarët e “Fiks-Fare”. Gjatë ditës së sotme pritet që në ambjentet e emisionit të paraqitet një oficer policie ku do të adminsitrojë të gjithë materialin bruto të filmuar. Pas kryerjes së këtij veprimi procedurial, burime thanë se do të trasnskiptohet e gjithë biseda, për të mësuar qartë se çfarë diskutohet mes protagonistëve të kësaj video-përgjimi. Gjatë hetimit do të kërkohet dhe nëse video është origjinale ose jo dhe më pas do të merren të gjithë personat në pyetje për të mësuar rreth pretendimeve të tyre për marrjen e lekëve, kundrejt dhënies së votës së kandidatit të PS Sotiraq Filo që aktualisht është shpallur fitues me 10 mijë vota diferencë nga rivali i tij demokrat Sotiraq Stratobërda.
10 dëshmitarëMegjitthëse çështja ka vetëm 24 orë që është rregjistruar në prokurorinë e Korçës, burime pranë kësaj të fundit thanë se në ditët në vijim do të thërasin për të marrë në pyetje rreth 10 persona, që mëndohet se kanë dijeni rreth kësaj veprimtari të paligjshme. Pjesë e personave që do thiren do jenë dhe drejtuesit e të rinjve të FRESH në Korçë si dhe personat që identifikohen qartë nga pamjet filmike që do verifikohem me saktësi nga Oficerët e Policisë Gjyqësore. Sipas burimeve të prokurorisë pesronat që do të gjenden fajtorë për këtë çështje, do të akuzohen për veprën penale të “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve” të parashikuar nga vepra penale 328 e Kodit Penal.
Shkrimi u publikua sot (6.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.2%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2433
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Cilat janë 4 shenjat më me fat të zodiakut në Janar
7 Janar, 18:45
-
‘Studio Live’ për zgjedhjet, Elezi: PL s’mund ta luftojë korrupsionin, Berisha-Meta paterica të Ramës! Bala: Berisha ka humbur vota! Basha: Sipas sondazheve, opozita fiton me 65%
7 Janar, 18:32
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet
7 Janar, 18:10
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, babë e bir transportohen në spital (EMRAT+VIDEO)
7 Janar, 17:30
-
Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe
7 Janar, 17:26
-
Meta jep llogari për lobimin në SHBA, por kreu i PL e quan ‘seancë pyetjesh reciproke’: Pyeta SPAK për inceneratorët
7 Janar, 17:07
-
Shkenca dhe arkeologjia hedhin dritë mbi historinë e Adamit dhe Evës
7 Janar, 17:06