Dëmi ekonomik shkaktuar në buxhetin e shtetit nga skema e rimbursimit me recetat fiktive arrin në vlerën e 1 milion eurove, kjo sipas hetimeve paraprake të task frocës në prokurorinë e tiranës e cila ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast.

Burime për A1Report nga grupi hetimorë konfirmuan po ashtu se aktualisht janë sekuestruar një sërë praktikash në lidhje me skemën e rimbursimit ndër të cilat janë 30 farmaci të dyshuara të përfshira në këtë skemë dhe mbi 600 receta fiktive pjesa më e madhe e tyre me ilace të sëmundjeve të rënda kancerogjene.

Ndërsa pritet që në ditët në vijim grupi hetimorë të marrë në cilësinë e personave që kanë dijeni për skemën e rimbursimit, 20 drejtues teknik të farmacive të përfshira në këtë skemë dhe rreth 10 zyrtarë të fondit të kujdesit shëndetësorë mes tyre të drejtorisë së përgjithshme dhe drejtorisë së tiranës si dhe 15 mjekë të poliklinikave të lagjeve dhe spitaleve shtetërore.

Nga verifikimet paraprake të kryera tek dokumnetet e sekuestruara thanë burime, rezulton se skema e rimbursimit me recetat fiktive ka nisur në fillim të vitit 2014 për të vazhduar deri në muajin shkurt 2015 aty ku më pas ajo është ndëprerë.

Në drejtim të 45 personave të cilët do të dëshmojnë si persona që kanë dijeni për ngjarjen, prokuroria tashmë ka nisur flet thirrjet dhe pritet që të nga e enjtia ata të japin deklarimet e tyre në Prokurorinë e Tiranës.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)