Hetime për Topin e Artë, dyshohet se PSG dha ryshfet që ta fitonte Lionel Messi

Hetime për Topin e Artë, dyshohet se PSG dha ryshfet që ta fitonte Lionel Messi

Topi i Artë

PARIS - Në vitin 2021, Lionel Messi mori Topin e Artë të shtatë, pasi fitoi votimin për t'u kurorëzuar si fituesi i çmimit ikonik nga "France Football". Kjo arritje tani është vendosur në pikëpyetje, me gishtin e akuzës drejtuar klubit të atëhershëm të tij, Paris Saint Germain.

Sipas raportimeve nga Le Monde dhe Mediaport, PSG akuzohet se ka lobuar që Messi të fitojë çmimin atë vit. Konkretisht, kampionët francezë dyshohet se kanë forcuar lidhjet dhe marrëdhëniet me Pascal Ferre, i cili ishte presidenti i "France Football" në kohën e triumfit të shtatë të Messit në Topin e Artë.

Le Monde ka pohuar se Ferre, i cili u emërua si anëtari i ri i komunikimit i PSG-së në vitin 2023, mori bileta për ndeshjet e klubit, duke përfshirë një ndeshje me dyer të mbyllura kundër Borussia Dortmund në vitin 2020. Gjithashtu, një fluturim "business class" në Qatar Airëays, i paguar nga Qeveria e Katarit për një shumë të vlerësuar prej 8,986 euro në mars 2021.

Thuhet se kjo i lejoi PSG-së të lobonte që legjenda e Barcelonës të fitonte Topin e Artë në vitin 2021, përpara Robert Lewandowskit. Për momentin çështja mbetet e hapur, por Ferre i ka mohuar këto akuza.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 08/01/2024 09:29

    TURP ,TURP , TURP PER PLESHTIN QE MEZI MBAHET NE KEMBE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi