Hetimet për grupin e trafikut nisën në 24 mars 2009, pas arrestimit në Brindizi të korrierëve Elton Ismaili, Robert Jahaj dhe Domenico Bassi, të cilëve iu gjetën rreth 100 kilogramë lëndësh narkotike e tipit marijuanë. Në 27 prill 2009, në Casarano, u arrestuan Gramoz Zyko dhe Kreshnik Hysaj, që trasportonin 52 kg marijuanë. Në 27 maj 2009 në Gioia del Colle (Bari), brenda gomave të rimorkios së automjeteve në pronësi të "TRASPORTI PRIMICERI" u gjet një sasi tjetër droge. Në 15 korrik 2009, në Brindisi u arrestuan shtetasit shqiptar, Alban Dushku dhe Alfred Gjuzi, me 3.78 kilogramë heroinë. Në 23 tetor 2009, në Brindisi u sekuestruan 143 kg marijuanë po brenda gomave të rimorkios së një mjeti tjetër të "TRASPORTI PRIMICERI". Përgjimet zbulonin edhe një dërgesë tjetër prej 50 kg marijuanë në 5 shkurt 2009, ku ishin implikuar shtetasit shqiptarë, Julian Shabani dhe Eugjen Hysenaj dhe lënda narkotike ishte përgatirur nga Elton Ismaili pranë depove të vëllezërve Primiçeri në Casarano, sipas telefonatave mes Elton Ismailit dhe Skënder Gockajt.
Më pas dolën në dritë emrat e shtetasve shqiptarë Erjon Sadikaj "Roni" ose 'Viron" dhe Nurçe Kafilaj "Liro", të interesuar për të shpërndarë në provincën e Romës lëndë narkotike përmes vëllezërve dhe Skënder Gockaj. Sipas përgjimeve telefonike u bë e mundur rindërtimi i skemës së dorëzimit të dy dërgesave me marijuanë nga vëllezërit Primiçeri dhe Sklënder Gockaj dhe Erjon Sadikaj, respektivisht në 25 shkurt 2009 dhe 11 mars 2009. Ndërkohë, edhe dërgesa prej 143 kilogramë marijuanë sekuestruar në Brindizi në 23 tetor 2009, ishte destinuar për Erjon Sadikajn. Përgjimet e bisedave telefonike dokumentonin se në 17 prill 2010, në Romë, shtetasit shqiptarë Sadikaj dhe Kafilaj, rrëmbyen dhe i hoqën lirinë personale, shtetasit italian Luigi Primiceli, që të detyronin Skënder Gockajn, "Neri", t'u dorëzonte një ngarkesë marijuane, rreth 184 kilogramë, që Erjon Sadikaj e kishte porositur dhe paguar, ngarkesë së që do t'i dorëzohej atij.
SI FLITEJ TELEFONAVE PËR PARATË E MALLIN
Përgjimet e publikuara nga Shqiptarrja.com zbuluan se si u arrit deri në lirimin e Luigi Primiçerit, dhe cila ishte lufta e brendshme e klaneve shqiptare që çonin drogën drejt Italisë. Nga bisedat kuptohej që ajo pjesë e drogës që Kafilaj Nurçe dhe Erjon Sadikaj po hakmerreshin, ishte dorëzuar nga Gockaj tek Elton Ismaili (dhe në fakt karabinierët në datën 24 mars 2009 në Brindizi kishin proceduar me arrestimin e Elton Ismailit dhe dy bashkëqytetarëve të tij, duke u gjetur në posedim 100 kile marijuanë).
Nuro merr në telefon Nerin: Nuro i thotë se i kishte dhënë një kuti nga ato të ndeshjeve për ta cuar në destinacion dhe i kërkonte llogari se ku kishte përfunduar. Neri i thotë, se ai i kishte kërkuar që ta linte. Nuro i thotë që ai i ka dhënë paratë. Neri kërkon të dijë se kujt ia ka dhënë. Nuro i thotë: Këtij këtu... Neri thotë se nëse i ka dhënë paratë duhet t'ia kthejë. Nuro i thotë se ka qenë ai (Neri) që i ka marrë. Nuro i thotë se pse ia ka dhënë Gëzimit duke qenë se ai (Nuro) i kishte thënë që të mos i çonte atje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09