TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Shtetit tëKosovës,   Sylë  Hoxha,  diskutuan  mbi  çështje  që  kanë  interes  të  përbashkët  në  hetimin  e kriminalitetit ndërkufitar dhe atij rajonal e më gjerë.
Në një takim të zhvilluar ditën e mërkurë në Prizren, drejtuesit e institucioneve hetimore  theksuan  rëndësinë  e  bashkëpunimit,  sidomos  sa  i  përket  trafiqeve  të  natyrave  të ndryshme dhe  çështjeve që lidhen me përfshirjen e qytetarëve të ndryshëm në konflikte ushtarake janë Europës.
Llalla  dhe  Hoxha  theksuan  vullnetin  maksimal  për  vijimin  e  hetimeve  të  përbashkëta kundër grupeve kriminale që shfrytëzojnë lehtësirat kufitare për të zhvilluar veprimtarinë e tyre të paligjshme. Ky  takim  u  krye  në  një  kohë  kur ndërmjet  Prokurorisë  së  Shqipërisë  dhe  Prokurorisë  së Kosovës  është  intensifikuar  ndjeshëm  shkëmbimi  i  informacionit  dhe  goditja  e  strukturave kriminale, në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera partnere ndërkombëtare. /ATSH/