Hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, agjentët e BKH-së kontrolle në disa banesa

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, agjentët e BKH-së kontrolle në disa banesa

Agjentë të BKH-së po kryejnë disa kontrolle nëpër banesa në kuadër të hetimeve që po kryen SPAK për inceneratorin e Tiranës. Kontrollet po zhvillohen me urdhër të prokurorit Dritan Prençi.

Pak ditë më parë SPAK zgjati me 3 muaj hetimet për 3 inceneratorin e Tiranës. 

Në muajin dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme firmosi, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie. Mes të arrestuarve është dhe emri i Taulant Tushes, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës. Urdhër arresti ka patur dhe për një tjetër ish drejtor të Bashkisë, Namik Thimixhi, i cili mbulonte Menaxhimin e mbetjeve dhe ishte në varësi direkte të Tushes. Urdhërat e arrestit prekën sërish dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, si dhe dy sipërmarrësit në kërkim Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cufi: 12/06/2024 18:30

    NDERTONI INCENERATORIN NE TIRANE O PISA,,SE PO ZIHEN TOKAT E BUKES ME PLEHRA....ju vrafte zoti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë