Biznesmeni Gjergj Luca iu është bashkuar urimeve për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Por ndryshe nga të tjerët, ai ka bërë dhe një thirrje për reflektim.

Kjo, pasi sipas sipërmarrësit, sot ka më shumë liri, por dhe shumë urrejtje për njëri-tjetrin.

“Ej Kosovë! Gëzuar Pavarësinë ju vëllezërit e një gjaku dhe të një nëne! Nënës Shqipëri! Tani unë kam për t’ju bërë një pyetje se si gjithmonë nuk rri dot pa gërga. Apo ju hyn në punë ajo pavarësi more? Dikur, pa pavërësi, i rrinit përballë shkjaut dhe luftonit për të fituar pavarësinë. Ndërsa tani që fituar pavarësinë i rrini përballë njëri-tjetrit, bëni copë njëri-tjetrin dhe nuk bëheni kurrë bashkë në kauzat më të mëdhaja të atij vendi. Që të bëheni bashkë për të luftuar për ata njerëz që luftuan për Kosovën e pavarur. Dhe me thënë të drejtën unë dua t’ju pyes: Kjo pavarësia sot, me atë varësinë dje, që lëviznit në të gjithë Europën, që jeni shkolluar në të gjithë Europën, që me thën të drejtën nuk kishit ndonjë mllef të madh nga Europa, nuk kishit ndonjë mllef të madh nga vendet e tjera, sot që po shikoni atë mllef të madh prej Europës atje në Hagë, e prej njëri-tjetrit në Parlament, si mendoni a ka më vlerë ajo pavarësia që keni pasur të varur atëherë? Apo kjo pavarësia sot që bëheni si qentë dhe bëheni copë me njëri-tjetrin? Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Gëzuar Pavarësinë vëllezër të një gjaku dhe të një nëne”,- thotë Luca.