TIRANE- Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë zbuluar se vrasësi me pagesë Julian Sinanaj ka blerë një lokal 50 mijë euro në qëndër të qytetit të Vlorës.

Blerja është bërë gjatë vitit 2013 tek një ndërtues pallatesh në Vlorë, ndërkohë që personi që ka vënë emrin si pronar lokali, është nëna e dytë e tij, (Njerka) Mimoza Sinanaj.

Lokali 54 metra katror është blerë me eurot që Marjan Mitro i ka dhënë Sinanajt për ekzekutimin e shtetasit J.Metushi, ky i fundit një vrasës tjetër me pagesë i grupit kriminal. Sipas burimeve të policisë, vrasja nuk është arritur të kryhet dhe për pasojë 50 mijë eurot kanë mbetur dorë të Julian Sinanaj.

Ky i fundit ka zgjedhur që këto para ti investojë në blerjen e një lokali në qëndër të Vlorës, duke e kaluar atë në pronësi të Mimoza Sinanaj. Kjo e fundit për momentin është kryefamiljarja e shtëpisë dhe se zotëron një aktivitet tregtar me pakicë në rrethin e Vlorës. Gazeta Shqiptarja.com, zotëron dokumentacionin e këtij akiviteti, që Sinanaj ushtron në zonën e quajtur “Tregu i Orizit” në Vlorë.

BORXHI 30 MIJE EURO
Në rrëfimin e tij të gjatë Julian Sinanaj ka treguar se 50 mijë eurot janë kaluar nëpërmjet një transferte bankare për llogari të biznesmnit, të cilit i bleu lokalin. Pas këtij veprimi, Mitro ka filluar të kërkojë mbrapsht shumën e kërkuar por në fakt Sinanaj nuk ia ka kthyer duke i pohuar se me 50 mijë eurot kishte blerë lokal. Nisur nga këto kushte Marjan Mitro, sipas Sinanaj i ka pohuar që ti mbante lekët në këmbim të momentimit të disa eksplozivëve me telefon.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur shumë shpejt kërkesa e Mitros, kur ai ka kontaktuar me Sinanaj duke i kërkuar përgatitjen e një sasie prej 200 gramë tritol, pasi i duhej patjetër. Për këtë, ai do i falte 20 mijë euro, ndërsa diferenca prej 30 mijë euro do vijonte të mbetej borxh. Sot e kësaj dite kjo shumë financiare që Julian Sinanaj ja ka marrë Mitros, është borxh. Sinanaj ka treguar në dëshminë e tij se pas montimit të tritolit, Marjan Mitro, e ka vedosur atë poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.

APARTAMENTI NE ORIKUM

Një tjetër pronë që është identifikuar në emër të nënës së tij, është dhe një apartament në zonën e Orikumit. Sipas dëshmisë së Sinanajt dhe kontratës së blerjes, apartamenti në Orikum, është rreth 64 m2 dhe është dhuruar nga Andon Mëhillaj, personi, që ka porositur vrasjen e Sokol Veizajt, në gusht të 2012-ës.

Për këtë vrasje, Sinanajt, i ishte premtuar fillimisht një sipërfaqe prej 1500 m2 tokë në bregdet, por për shkak të procedurave në dokumentacion, Mëhillaj i ka pohuar se do i jepte një apartament. Këtë ndryshim plani, nuk e ka pritur mirë Julian Sinanaj, i cili në dëshminë e tij ka pohuar se për këtë fakt ka dashur ti vrasë dy kushërinjtë Mëhilli pasi e kishin prerë në besë.

SEKUESTRIMI I PASURISE
Deri në këto momente ku ndodhet hetimi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e dy objekteve në Vlorë, një lokal dhe një apartament si dhe një sasie prej 100 mijë euro që është gjendur në llogaritë bankare të Sinanaj. Të gjitha këto pasuri janë sekuestruar si prova,dhe se gjatë fazës së gjykimit do përdoren si fakte para gjykatës. Momentalisht prokuroria ka administruar në dosjen hetimore dhe dy kontratat noteriale, me anën e të cilave është bërë shitja dhe dhurimi i pasurive. Në pyetje lidhur me këtë prona janë marrë noterët dhe familjarët e Julian Sinanaj, si dhe disa persona të tjerë.

faksimile

Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)