Hetimet e policisë dhe prokurorisë për grabitjen në Rinas kanë zbardhur se shifra zyrtare e parave të marra nga tre autorë të dyshuar është 995 mijë euro.
Këto para i përkasin vetëm njërës nga dy bankat e nivelit të dytë të cilat një ditë më parë po transferonin jashtë vendit mbi 3 milion euro.
Nga hetimet ka rezultuar se paratë e marra janë kartëmonedha të prerjes 500, 200 dhe 100 eurosh ndërsa autorët kanë lënë pa marrë rreth 20 mijë euro prerje monedha metalike.
Aktualisht të ndaluar për këtë rast janë 4 persona pjesë e kompanisë private të eskortës së vlerave monetare ‘’Nazeri 2000”.
Për zbardhjen e kësaj ngjarje hetuesit kanë marrë mbi 40 dëshmi përfshirë zyrtarë të koncesionarit TIA kompanisë private ICTS të sigurisë si dhe zyrtarë të bankave të nivelit të dytë.
Këto hetimet po udhëhiqen nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Krujës, ndërsa prokurorët kanë nisur hetimin dhe për planin e masave marrë nga policia e shtetit për sigurinë e shtuar në aeroport çka sipas tyre ka rezultuar plan jo efikas.
Burime të rezervuara nga grupi hetimorë i thanë Report Tv se pas përfundimit të analizës së ngjarjes pritet të ekzekutohen dhe urdhër arrestet e para të cilat bëjnë me përgjegjësi stafin e ICTS dhe kompanisë "Nazeri 2000".
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO