Shukri Xhelili do të qëndrojë në burg ndërsa Prokuroria ka sekuestruar pamjet e Hotel “R” në kryeqytet në zonën e Unazës së Re ku Shukri Xhelili dërgoi punonjësen e tij për t'i kërkuar favore seksuale pas emërimit në punë.
 
Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria janë një pjesë e dosjes hetimore pasi në Bashkinë Dibër janë sekuestruar dhe praktikat e punësimit prej Janar 2016 deri në Maj kur dhe u arrestuar Xhelili.
 
Ky skandal sipas hetimeve rezulton se ka nisur në muajin Shkurt dhe në Mars Xhelili ka komunikuar me shtetasen A.A në Facebook dhe nëpërmjet telefonit me një numër që mbaronte me shifrat 248 duke i lënë takim në Tiranë.
 
Fillimisht ata janë takuar tek stacioni i trenit për të përfunduar në hotelin në zonën e unazës së re. Vetë Xhelili në dëshminë e tij rezulton se e njeh shtetasen A.A prej më shumë se një viti ndërsa vidioskandalin e quan inskenim.

Redaksia Online
Shqiptarja.com