Teksa ka pushuar një muaj më parë dosjen e Arben Imamit dhe 6-ish zyrtarëve të tjetër të ministrisë së Mbrojtjes të denoncuar nga Kodheli për abuzime me tenderat e reklamave, pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës të pushojë dhe dosjen e ish-drejtorit të përgjithshëm Hysni Burgaj dhe 9 komisionerëve të tenderit.
Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Burgaj dhe 9 zyrtarë të tjerë të këtij dikasteri janë paditur në Prokurorinë e Tiranës për prokurimin e 3.1 milionë dollarëve spote televizive mbi fushatën për liberalizimin e vizave.
Pjesa më e madhe e kësaj shumë financiare ka kaluar në xhepat e televizionit “Klan”, ndërkohë që kallëzimi penal për ish-funksionarin e lartë të policisë është bërë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Nga hetimet e deri tanishme prokurorët shprehet se nuk janë gjendur shkelje penale dhe se në këto kushte dosja është dërguar për analizë me qëllim, marrjen e një vendimi për pushimin e saj.
/Shqiptarja.com