TIRANË- Gjykata e Lartë ka lehtësuar masën e sigurisë, për ish-drejtoreshën e ASKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nën hetim nga SPAK pas dyshimeve për shkelje me tenderët.
Gjykata e Lartë e ndryshoi masën nga arresti shtëpiak në atë të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit. Me masën e re Karçanaj do duhet të paraqitet pranë policisë gjyqësore, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji ora 10:00.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, si edhe masën ndalim për të dalë jashtë shtetit për administratorin e një kompanie private, Gëzim Hoxha.
Vendimi i Gjykatës së Lartë
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i përket disponimit në lidhje me rekursuesit Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha.
2. Ndryshimin e vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me rekursuesen Mirlinda Karçanaj.
a. Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, duke u urdhëruar personi nën hetim Mirlinda Karçanaj të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.
b. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, duke u urdhëruar personi nën hetim Mirlinda Karçanaj të paraqitet pranë policisë gjyqësore, të martën e parë dhe të tretë të çdo muaji ora 10:00.
3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me ekzekutimin e këtij vendimi.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











SHTET PISASH
Përgjigju