Disa qytetarë nga Elbasani janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime, në kuadër të hetimit për koncesionin e “check up-it”
Ata janë qytetarë që kanë kryer check up, dhe janë njoftuar të paraqiten në SPAK.
Ata janë thirrur sot të paraqiten tek Byroja Kombëtare e Hetimit për marrjen e të dhënave në funkison të procedimit nr.122 të vitit 2020.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Report TV mëson se ata janë qytetarë që kanë kryer check up dhe janë thirrur si dëshmitarë për tu përgjigjur pyetjeve, sa herë kanë kryer check-up (kontrollin mjekësor),apo në cilat qendra shëndetësore, raporton gazetari i Report TV, Sokol Dema.
Hetimet për koncesionin e Check Up vijojnë prej 3 vitesh, lidhur me këtë çështje në korrik të 2022 është marrë në pyetje edhe ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Për të njëjtin hetim vitin e kaluar është pyetur më herët ish-zv.ministër i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe anëtarë të komisionit që kanë vlerësuar procedurat e tenderëve.
Dosja është ende në fazë hetimi dhe nuk ka të pandehur.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Një brravo të madhe për herojt e SPAK.
Përgjigju