‘Sterilizimi’/ Beqaj 8 orë në SPAK: Procedurat e ligjshme, s’kam përfituar asgjë! Burime për Report Tv: Janë gjetur shkelje
Ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj
'Nuk ka patur shkelje ligjore, janë ndjekur procedura korrekte', edhe pas 8 orëve të gjykimit para hetuesve Eneid Nakuci dhe Edvin Kodilli, Ilir Beqaj ka mohuar të ketë shkelur ligjin.
Konflikti i interesit me njohjen e procedurave ndaj biznesmenit përfitues të kontratës Beqaj sërish ka mohuar të ketë njohje apo lidhje me të. Po ashtu ish ministri ka mohuar të ketë marrë përfitime direkte apo indirekte nga kjo kontratë.
Por edhe pse nuk rëndojnë ende hetime të regjistruara ndaj tij, ditën e djeshme për 8 orë ai është pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e krimit.Report Tv mëson se përgjatë hetimit janë konstatuar shkelje ligjore.
Ilir Beqaj është pyetur nga prokurori Kondilli dhe 2 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për mënyrën se si janë lidhur kontratat dhe zyrtarisht nuk është në statusin e të pandehurit mbi akuzën e shpërdorimit të detyrës, por të personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Para se të hynte në ambientet e SPAK, ish ministri Beqaj kishte një cantë, të cilën e mbante me vete edhe kur doli. Në fjalën e tij të shkurtër para medias u shpreh se kishte materiale pune.
Për të njëjtin hetim është pyetur më herët për 3 herë rresht, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe anëtarë të komisionit që kanë vlerësuar procedurat e tenderëve.
Ndërkohë në të njëjtën kohë kur Beqaj merrej në pyetje nga prokurorët, zëvendësndihmës Sekretarja e Shtetit Lisa Johnson u takua me kreun e SPAK, Arben Kraja. Përmes një postimi në Twitter, ambasada thotë se SHBA-të janë krenare për bashkëpunim me SPAK dhe presin vizitën e Krajës muajin e ardhshëm në Washington. Ajo thekson se SPAK po tregon rezultate me arrestime, hetime dhe dënime për Ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë, figura të krimit të organizuar, etj.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 50
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës! Në krah të tij Gjin Gjoni
28 Mars, 21:02
-
Mero Baze: Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!
28 Mars, 20:02
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Besnik Jakaj: Meta doli në listë të hapur pasi ka mbështetje, jo shkrirje të SPAK por reformimin! Bala: Kandidimi i tij për të dal nga burgu
28 Mars, 18:20
-
Në SPAK rezistenca kundër resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë! Banorët: Ja si na u grabit prona! T’i tregojmë shtetit çfarë kriminelësh ka këtu
28 Mars, 18:09
-
‘Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt’, Basha: Të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve
28 Mars, 15:38
-
Kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, ja kur do të mbahet seanca për Berishën në Gjykatën e Lartë
28 Mars, 14:02
-
Mbahet në GJKKO seanca për inceneratorin e Tiranës/ Taulant Tushe letër nga burgu: Më kanë burgosur pa gjyq! Për koncesionin s’ka pasur ankesë në Agjencinë e Prokurimeve
28 Mars, 13:42
-
Nga Backlog në Kolaps, gjyqësori i Shqipërisë në buzë të një "gremine"
28 Mars, 13:34
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, në korrik të 2024 iu vendosën tritol në derë! Akuzuan Nuredin Dumanin për sulmin
28 Mars, 11:50
-
Banorët protestë mes lotësh kundër ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Ulaj në Velipojë, protestë para SPAK: Pronat na i grabiti i forti! Berisha hesht (VIDEO)
28 Mars, 10:14
-
Sondazhi/ Listat dhe intimidimi i drejtësisë, Kikia: Për Berishën i prisja më keq shifrat! Sefa: PS strategji më të mirë me kandidatët! Hoxha: Rrezik për drejtësinë është qeveria
27 Mars, 22:47
-
Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK
27 Mars, 21:04