Tragjedia e Gërdecit, ish-ministri i Berishës, Aldo Bumçi merret në pyetje nga SPAK: Shkresa me shkrim dore për Shkëlzen Berishën e falsifikuar, kam bërë kallëzim, por s’u hetua

TIRANË-Aldo Bumçi, ish ministër drejtësie në qeverisjen e Sali Berishës gjatë kohës që shpërtheu Gërdeci është marrë ditën e sotme në pyetje nga SPAK. Për më shumë se 1 orë, Bumçi ka dhënë sqarime mbi hetimet për tragjedinë, mes të cilave edhe për shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në cep të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Pas 15 vjetësh, Bumçi është kujtuar të tregojë se nuk e ka shkruar ai shkresën, por që kemi të bëjmë me një falsifikim, e ndërsa një qëndrim i tillë nuk ishte dëgjuar më parë as nga vetë personi i përfshirë, në rastin konkret, djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha.

Në argumentin e tij, Bumçi thotë se për të folur me Shkëlzen Berishën nuk kishte nevojë që të dërgonte fax nëpërmjet ministrisë së Mbrojtjes me Fatmir Mediun, por fare mirë mund të komunikonte në celular. Në këtë mënyrë, Bumçi thotë se ka qenë një manipulim që erdhi pak para zgjedhjeve të 2009 me qëllim që të implikohej Sali Berisha, nëpërmjet të birit. Mirëpo shënimi “për Shkëlzen Berishës” nuk është tregues se ishte një fax që do duhet t’i shkonte Shkëlzen Berishës, por që çështja ka të bëjë me të.

“Nëse unë kisha nevojë që nuk kishte as takim e as kërkesë, nga Shkëlzen Berisha, ju mendoni se do e bëja me fax në ministrinë e Mbrojtjes për Shkëlzen Berishës. Ministria i kishte shkresat dhe e dyta që unë nuk kam nevojë që të komunikojë me zotin Berisha për t’i thënë që nuk kisha vërejtje, shënimi në cep të letrën, ministri i drejtësisë vendos qindra mijëra shkresa dhe këto shënime të miat janë në shkresat e ministrisë, çdo njeri ka shkrimin e tij të dorë, ishte një shkrim tjetër. Kërkova që ky dokument të shpallej i pavlefshëm. Opozita aso kohe, ishte një çështje që të lidhte Berishën me këtë çështje, dhe u falsifikua kjo shkresë, ishte për të goditur para zgjedhjeve të 2009 Berishën për të krijuar një lidhje të paqenë me anë të birit”, tha Bumçi pas marrjes në pyetje nga SPAK.

Bumçi tregoi se lidhja që ka pasur me Shkëlzen Berishën në atë kohë ka qenë vetëm për çështje fushate.

“Unë me z. Berisha jam njohur për herë të parë kur u angazhova në PD në 2004-2005. Takimet kanë qenë strikte për çështjes fushate, jo për çështje të ekzekutivit. Nuk i druhem asgjëje. Kjo çështje nuk qëndron nga përmbajtja, kronologjia, komunikimi, falsifikimi. Kjo çështjes u kthye në çështjes para fushatës 2009 dhe shikoj se përdorimi është i njëjtë politik”, tha Bumçi.

SPAK ka hapur çështjen dhe ka nisur hetimet, për të identifikuar përgjegjësit kryesor të tragjedisë së Gërdecit që ndodhi gjatë kohës që qeveriste Sali Berisha. Një sërë provash bëjnë përgjegjës  Sali Berishën dhe djalin e tij, Shkëlzeni si edhe Fatmir Mediut. Kjo sepse emri i Sali Berishës dhe i Shkëlzenin përmendej shpesh në bisedat telefonike midis dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka dhe Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida. Nga zbardhja e tabulateve telefonike, Efraim Diveroli deklaronte se Berisha dhe Shkëlzeni janë koka e mafies që kontrollonin Gërdecin.

SPAK tashmë ka rifilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia.  Pjesë e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008, ku përveç Aldo Bumçit,  do të merret në pyetje është ish-ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu. 

Çfarë përmbante faksi?
Dokumenti është nisur nga zyra e ish -ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, në adresë së Ministrisë së Mbrojtjes. Faksi mban datën 13 mars të vitit 2007 dhe është shkresë e dërguar për të koordinuar punën për hartimin e vendimit të Këshillit të Ministrave: “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”.

Faksi i mësipërm, për të cilin ish-ministri i Drejtësisë ngulmon se është i falsifikuar është protokolluar nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrotjes, duke i dhënë efekshmërinë e plotë ligjore edhe pse ishte përcjellë nga zyra e ish- ministrit të Drejtësisë nëpërmjet faksit. Në këtë shkresë, Bumçi shprehet parimisht dakord me draftin për demontimin e municioneve ushtarake, ndërsa i rekomandon Mediut që në projektvendim të saktësohet se kush është kryetari i komisionit të tenderimit dhe të shmangen fjalët e huaja gjatë hartimit të projektit. Përveç mbishkrimit që faksi t’i dërgohej edhe djalit të kryeministrit, fakt është një ditë më vonë, Berisha ka mbledhur Këshillin e Ministrave për të miratuar pikërisht atë projekt –vendim që do t’i hapte rrugë ndërtimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Më 14 mars 2007, një ditë pas datës së faksit, Këshilli i Ministrave ka vendosur me iniciativë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu të miratojë vendimin për procedurën e trajtimit të armëve, të teknikës, pajisjeve dhe municioneve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi.

Deri ku janë hetimet?
Gjykata e Lartë ka rrëzuar pak muaj më parë rekursin e Fatmir Mediut për të mos u hetuar. Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 14 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu është rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

Nga ana tjetër SPAK ka dërguar në korrik të këtij viti një letërporosi në SHBA, ku kërkohet marrja në pyetje e Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Kalifornia. Diveroli, është ndër personazhet kryesore që i paraprijnë tragjedinë e Gërdecit, që përfitoi një kontratë të majme furnizimi armësh nga Pentagoni, në sajë të mbështetjes direkte nga qeveria Berisha, madje edhe lidhjes me Shkëlzen Berishën dhe bleu municione e fishekë nga Shqipëria për t’ua shitur amerikanëve në Irak e Afganistan. Ministrat e Berishës në krye të Mbrojtjes dhe Drejtësisë, Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi vepronin në diktimin e Shkëlzenit për të bërë letrat e biznesit me pasurinë publike, siç ishin municionet. Dy orë pas shpërthimit, ditën e 15 marsit 2008, nga tablatet telefonike rezulton se Fatmir Mediu, telefonatën e parë e zhvillon me pikërisht Shkëlzen Berishën, e cila zgjat 74 sekonda. Gjithashtu, pas shpërthimit, mes personave të parë që u ka telefonuar pronari i "Albademil" Mihal Delijorgji që merrej me demontimit, është Shkëlzen Berisha.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.

Faximile  që me shkrim dore shkruhej “për Shkëlzen Berishën e Aldo Bumçit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Bumçi pas marrjes në pyetje nga SPAK: Shkresa me shkrim dore për Shkëlzen Berishën e falsifikuar, kam bërë kallëzim, por s’u hetua

 

Ish ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi ka folur për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK. Ai ka folur për fax-in që me shkrim dore shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Ai thotë se i është falsifikuar shkrimi dhe se për këtë ka bërë denoncim në prokurori aso kohe, por nuk janë kryer hetime. 

“Nëse unë kisha nevojë që nuk kishte as takim e as kërkesë, nga Shkëlzen Berisha, ju mendoni se do e bëja me fax në ministrinë e Mbrojtjes për Shkëlzen Berishës. Ministria i kishte shkresat dhe e dyta që unë nuk kam nevojë që të komunikojë me zotin Berisha për t’i thënë që nuk kisha vërejtje, shënimi në cep të letrën, ministri i drejtësisë vendos qindra mijëra shkresa dhe këto shënime të miat janë në shkresat e ministrisë, cdo njeri ka shkrimin e tij të dorë, ishte një shkrim tjetër. Kërkova që ky dokument të shpallej i pavlefshëm, kam dalë publikisht dhe kam ndërmarrë 2 akte, kam rreshtuar këto fakte dhe kam bërë kallëzim penal në prokurori ku kam kërkuar që të hetohet kaligrafia, nuk është as imitimi i shkrimit tim, të gjithë këto fakte, qëndrimi ynë në mbledhjen e parë, fakti që ministria e kishte shkresën që në fillim dhe që komunikoj me fax me Shkëlzen Berishën, unë e bëra kallëzimin, por prokuroria nuk e bëri. Shkresa nuk është shënimi im. Opozita aso kohe, ishte një çështje që të lidhte Berishën me këtë cështje, dhe u falsifikua kjo shkresë, ishte për të goditur para zgjedhjeve të 2009 Berishën për të krijuar një lidhje të paqenë me anë të birit.  Nuk kam folur me Berishën për çështjen e ekzekutivit", tha Bumçi. 


Çfarë ishte shkresa? 
Një shkrim i zakonshëm dore, mbi një shkresë zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë duket se është filli i një sërë procedurash për ndërtimin e fabrikës së vdekjes në Gërdec. Dokumenti i shumëpërfolur prej mëse tre muajsh në qarqet politike të Tiranës dhe në Kuvendin e Shqipërisëështë një faks i nisur nga zyra e ish-ministrit Aldo Bumçi e që mban shënimin: “për Shkëlzen Berishën” në anë. Në të vërtetë, dokumenti i mësipërm, i firmosur nga Bumçi miratonte lëvizjen ligjore për të përligjur demontimin e armëve në Gërdec dhe i drejtohej ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu.

Shkresa për të cilën flet Aldo Bumçi
SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/12/2022 02:29

    Shenimi per Shkelzenin,na kujtoi ato doc.qe dikur Enveri u shtonte nga nje shenim me dore dhe qe sot jane kthyer ne kuriozitete historike.Nuk dua te bej avokatin e djallit,por Bumci ka pak te drejte.Autori i shenimit mund te gjendet nga ekspertet e kriminalistikes per shkrimin,s.d.q kjo nuk d.m.th qe Bumci ja ka hedhur.Mund t'a kete shkruar vete Bumci,por mundet qe te jete shkruar edhe nga ndonje sekretare e tij,pas urdherit gojor te Bumcit.Keto te gjitha duhen hetuar e faktuar.Por duket qe i gjithe ky grup duket qe jane //specialista// per te mos lene asgje inkriminuese ne letra.

    Përgjigju
  • lezha 007: 13/12/2022 15:57

    Edhe faxin aparat ja kan pergju amerikant imagjino

    Përgjigju
  • Kistra: 13/12/2022 12:54

    Nevojtore njeri! I denuar te zvarritet gjithe jeten!

    Përgjigju
  • Brahim Sarumi: 13/12/2022 11:00

    O Aldo Bumja tani shko te SPAKU dhe spjegoi SPAKUT si sy peshkaqeni xen dogji të gjall 26 veta. E spjegoi se si fmit e kriminelit hajdut malokut Sali u bon miljonera me euro o zhgaravina Aldo Bumja e mutit. Pty rac pise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat