Hetimet për krime ndaj njerëzimit, Duterte: Arrestoj prokuroren e Hagës

Hetimet për krime ndaj njerëzimit, Duterte: Arrestoj prokuroren e Hagës

Presidenti i Filipineve, Rodrigi Duterte, ka kërcënuar se do të arrestojë një prokurore të Hagës, nëse kjo e fundit do të kryej hetime në vendin e tij. Në muajin shkurt,prokurorja e Hagës, Fatou Bensouda  deklaroi se pas marrjes së një ankese nga një avokat, do të fillonte një hetim ndaj Duterte për krime ndaj njerëzimit si dhe ekzekutim të kriminelëve si një politikë shtetërore.

Duterte nga ana tjetër ka deklaruar se prokurorja nuk ka asnjë të drejtë për të kryer një hetim të tillë në Filipine, duke qenë se vendi I tij u largua para një muaji nga Statuti I Romës, ku presidenti i Filipineve deklaroi se do të vazhdonte operacione kundër drogës në vendin e tij, si pasojë e të cilëve janë vrarë mijëra persona.

Në nje deklaratë për mediat, Duterte e ka kërcënuar drejtpërdrejt prokuroren, duke thënë se ajo nuk ka asnjë autoritet në Filipine, pasi vendi nuk është më pjesë e traktatit dhe kryerja e një hetimi do të ishte I paligjshëm e si pasojë prokurorja do të arrestohej.

Ende nuk dihet nëse prokurorja ka nisur hetimin e saj në Filipine për krime ndaj njerëzimit. Që prej verës së vitit 2016, policia në Filipine ka vrarë më shumë se 4 mijë trafikantë droge të cilët i kanë rezistuar arrestimit. Nga ana tjetër aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se numri i të vrarëve nga këto operacione është shumë më I madh dhe se pjesa më e madhe e tyre ishin ekzekutime, gjë të cilën autoritetet e Filipines e kanë mohuar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen