Presidenti famëkeq i Filipineve njofton tërheqjen nga politika, Rodrigo Duterte në 6 vite urdhëroi vrasjen e mijëra të rinjve që përdornin drogë

Presidenti famëkeq i Filipineve njofton tërheqjen nga politika, Rodrigo Duterte në 6 vite urdhëroi vrasjen e mijëra të rinjve që përdornin drogë

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte thotë se po tërhiqet nga politika dhe nuk do të dalë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Udhëheqësi 76-vjeçar tha muajin e kaluar se do të kandidonte për nënkryetar në vitin 2022. Kushtetuta e vendit i lejon presidentëve të shërbejnë për një mandat të vetëm gjashtëvjeçar. Presidenti Duterte kishte thënë më parë se do të kandidojë si nënkryetar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Por ai tani thotë tashmë se do të tërhiqet, pasi "pjesa dërrmuese e filipinasve mendojnë se unë nuk jam i kualifikuar". Ky veprim vjen mes spekulimeve se vajza e tij mund të kandidojë për president.

Duterte, një figurë e diskutueshme "e fortë", erdhi në pushtet në vitin 2016 duke premtuar se do të zvogëlojë krimin dhe do të rregullojë krizën e drogës në vend. Por kritikët thonë se gjatë pesë viteve të tij në pushtet, Duterte ka inkurajuar policinë të kryejë mijëra vrasje jashtëgjyqësore të të dyshuarve në atë që ai e ka quajtur "lufta kundër drogës".

Vajza e Duertes, Sara Duterte-Carpio, e cila aktualisht është kryetare e qytetit jugor të Davao, ka dhënë mesazhe të përziera rreth kandidimit për poste të larta.

Muajin e kaluar zonja Duterte-Carpio tha se nuk do të bashkohej në garë sepse ajo dhe babai i saj ishin pajtuar që vetëm njëri prej tyre do të kandidonte në zgjedhjet majin e ardhshëm. Megjithatë, ajo ka udhëhequr çdo sondazh të opinionit të kryer këtë vit.

Duterte njoftoi pensionin e tij të papritur në kryeqytetin e vendit, në Manila, ku pritej të regjistronte kandidaturën e tij. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International, më shumë se 7,000 njerëz u vranë nga policia ose sulmues të panjohur të armatosur në gjashtë muajt e parë të presidencës së zotit Duterte.

Në qershor, prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale aplikoi për të hapur një hetim të plotë mbi vrasjet e luftës me drogë në Filipine, duke thënë se mund të ishin kryer krime kundër njerëzimit.

Nëse zonja Duterte-Carpio do të zgjidhej presidente, korrespondentët thonë se ajo ka të ngjarë të mbrojë babanë e saj nga akuzat penale në Filipine dhe nga prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja