Hetimet për Lazaratin drejt fundit
Lihen në burg 5 nga 'grupi i zjarrit'

Hetimet për Lazaratin drejt fundit<br />Lihen në burg 5 nga 'grupi i zjarrit'
TIRANE - Mbeten në burg 5 të arrestuarit si të dyshuar për pjesëmarrjen në grupin e zjarrit që kundërshtuan policinë gjatë operacionit në Lazarat qershorin e një viti më parë.

Në një seancë më dyer të mbyllura gjykata ka rikonfirmuar dhe njëherë arrestet me burg dhënë në mungesë ndaj Gentjan Kazmës, Ramadan Bashës, Arjan Bashës, Gurgaz Skënderit dhe Mirteza Shemshos.

Ndërsa për Florjan Shurdhin gjykata ka vendosur të shqyrtojë të hënë kërkesën e prokurorit Përparim Kulluri për vlerësimin e arrestit ndaj të riut të prangosur një ditë më parë.

Arrestimi i këtyre personave u bë nga policia e shtetit në Gjirokastër dhe në fshatin Lazarat pasi ata janë nën hetim për kundërshtim me armë të policisë gjatë aksionit për marrjen në kontroll të fshatit rebel dhe asgjesimit të lëndës narkotike hashash të mbledhur në fshat.

Burime për A1Report pranë prokurorisë bënë me dije se hetimet për dosjen “Lazarati” janë drejt fundit dhe pritet që brenda javës të prangosen dhe 30 persona të tjerë për të cilët tashmë gjykata ka dhënë masë sigurie në mungesë.

Sipas prokurorisë ata akuzohen për kundërshtim të policisë, pastrim të produkteve të veprës penale si dhe kultivim e trafikim të narkotikëve.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në PKK, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve 

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në PKK, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve