Pas shtatë seancave, Gjykata e Tiranës nis administrimin e dëshmive në procesin ndaj ish administratorit të borxheve të CEZ Shpërndarje, Kastriot Ismailaj.
 
Në listën e personave që kanë dëshmuar janë ish punonjësit e Ismailajt, ku në seancën e kësaj të hënë dy prej tyre kanë konfirmuar se pas një periudhe shumë të shkurtër me dokumente zyrtare në DIA puna e tyre më pas ka qenë fiktive.
 
Ilir Shabani dhe Ardian Sulku janë dy ish vartësit e Ismailajt që me dëshminë e tyre mësohet se kanë hedhur poshtë versionin e pretenduar nga Kastriot Ismailaj i cili është nën akuzë për pastrim parash.
 
Ndërkohë në seancën e 30 Majit ndaj Ismailjat pritet të dëshmojnë 13 persona ku rezulton jursiti që ka përfaqësuar në gjyq OSHE-n kudnra Ismailajt Romeo Karaj dhe ish kreu i entit rregullator të energjisë Petrit Ahmeti.
Lista e dëshmitarëve ndaj Ismailajt
Sokol Hysenaj, Cene Lila, Xhezmi Haliti,
Erjon Nako, Filton Kiri, Elvis Gjergji,
Marilda Shahini, Erion Lena, Sokol Ramadani,
Petrit Ahmeti, Oligert Kume,
Almir Boduri, Romeo Kara

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com