Xhaçka thirret në SPAK: Jam këtu për akuzat e opozitës

TIRANË-Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u paraqit sot në SPAK dhe ta se është thirrur për akuza të bëra nga opozita, duke iu referuar akuzave për përdorim të aseteve publike në fushata elektorale. 

"Jam thërritur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të ministrisë së Mbrojtjes në kohën kur e kam drejtuar. Unë jam në dispozicion të drejtësisë e kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar luftuar e votuar që të gjithë të jenë në dispozicion të drejtësisë për tu pyetur e kthyer përgjigje për të gjitha ato çështje që gjykohen se duhet të hetohen e unë nuk bëj përjashtim. E mirëseardhur dita për mua kur do marrin përgjigje nga drejtësia e shpifje të ulëta si ajo e përdorimit të aseteve publike për arsye elektorale dhe alarmi fals që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshmeve do kthehen në asete me vlerë, si është rasti i Portit të Sarandës ku nuk ndryshon as baza detare e cila do jetë më e mirë si bazë ndihmëse e vendit do i jepet një port turistik për zhvillimin e ekonomisë", tha ministrja. 

E pyetur nga gazetarët për hetimin mbi privatizimin e pronave të ushtrisë, Xhacka tha se baza detare në Sarandë do të bëhet më e mirë.

"Sigurisht që nuk ka asnjëherë asnjë shkelje ligji. Gjithmonë në funksion të detyrës“, deklaroi ministrja në dalje nga SPAK. '- tha Xhaçka. 

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zedhenesja celobashit: 13/03/2023 15:02

    Henry ta paska gjetur tamam emrin. Te fala Milton Groupit se duhet te vinte europoli tju tregonte vendin ty dhe ca te tjereve. Mire shqiptaret i rrenuat po edhe europianet i rropet.

    Përgjigju
  • henry: 13/03/2023 13:11

    bu***ër e peshtire dhe genjeshtare .......

    Përgjigju
    • Populli: 13/03/2023 13:27

      Kush ja jep gerneten kesajt?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?