Hetimet, shpëtojnë 3 ish-ministra
të Berishës dhe Majlinda Andrea
Politika shqiptare i ka mundësuar organit qendror të akuzës një alibi të fortë, për të mbyllur të gjitha dosjet e nxehta të korrupsionit dhe krimit, ku nën akuzë janë ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë etj.
Politika shqiptare i ka mundësuar organit qendror të akuzës një alibi të fortë, për të mbyllur të gjitha dosjet e nxehta të korrupsionit dhe krimit, ku nën akuzë janë ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë etj. Paralizimi i Prokurorisë së Përgjithshme, me anë të Kushtetutës së re, duke i hequr të drejtën për hetimin në juridiksion fillestar të deputetëve dhe ministrave deri në ngritjen e SPAK, mund të ketë edhe prapaskena politike.
Prokuroria e Përgjithshme është i vetmi institucion, për të cilin nuk është parashikuar dispozitë transitore. Kushtetuta e re parashikon kalimin e të drejtës së hetimit në juridiksionin fillestar në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Por, mungesa e ngritjes së SPAK dhe e dispozitës kalimtare në Kushtetutën e re, ka bllokuar veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme, duke rrezikuar mbylljen e çështjeve nën hetim dhe në gjykim. Përpos çështjeve në gjykim, konkretisht të deputetëve Tom Doshi dhe Armando Prenga, rrezikohen të gjitha çështjet nën hetim. Në listën e zyrtarëve të lartë, të cilët kanë llogari të hapura me Prokurorinë janë edhe tre ish-ministra të Sali Berishës.
Bëhet fjalë për ish-kryefinancierin Ridvan Bode, ish-ministrin e METE, Genc Ruli dhe ish-ministrin po të METE, Florjon Mima, të cilët janë kallëzuar në prokurori për privatizimin e OSSH, nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, e cila pas një procesi auditimi ka konstatuar 414 milionë euro dëm.
Të tre të akuzuarit kanë statusin e deputetit, ndërsa Prokuroria nuk ka një vendim për kallëzimin. Prokuroria e Përgjithshme nuk mund të marrë asnjë vendim, as të pushojë çështjen dhe as të referojë dosjen për gjykim në gjykatë, ndërsa tejkalimi i afateve favorizon të lartpërmendurit.
Në pikëpyetje vihen edhe hetimet për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, i cili është marrë nën hetim nga Prokuroria për pavërtetësinë e të dhënave në formularin e dekriminalizimit.
Po ashtu, ky ngërç ligjor favorizon edhe anëtaren e pezulluar të Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila akuzohet nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsionin pasiv. Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme, në këtë situatë, nuk mund të marrë nën hetim apo të kërkojë arrestimin e asnjë funksionari të lartë në kushte flagrance, edhe nëse kryejnë një krim të rëndë, pasi çdo veprim i Prokurorisë bie ndesh me Kushtetutën e re.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56