TIRANE- Administrata tatimore programon të rishikojë procesin e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore. Sipas Planit Strategjik 2015-2019, për këtë motiv mund të rritet edhe me 10-15% numri i tatimorëve që kanë detyrë mbledhjen e detyrimeve përmes masave shtrënguese. “Rrisim numrin e punonjësve të administratës tatimore të cilëve u ngarkohet detyra e mbledhjes me masa shtrënguese sipas udhëzimeve ndërkombëtare (10-15%)”, thekson plani afatmesëm i Administratës Tatimore. Po ashtu, do të rishikohen “proceset dhe kompetencat e mbledhjes me forcë të detyrimeve për të përmirësuar efektivitetin dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme”.