Jaser Arafat mund të jetë helmuar me polonium. Ky është përfundimi në të cilën ka arritur rrjeti prestigjoz Al Jazeera pas një investigimi 9-mujor, ndërkohë që e veja e Arafat i ka kërkuar Autoritetit Palestinez të zhavrrosë trupin për ekzaminime të mëtejshme.
Në javët e fundit të jetës së tij, në vitin 2004, Arafat shfaqej gjithnjë e mi i sëmurë në ekrane, derisa u dërgua me urgjencë në Francë për kurim.
Në atë kohë u bënë shumë spekullime për shkakun e sëmundjes, kancer, cirrozë në mëlçi e deri edhe AIDS. Mjekët francezë nuk gjetën helm në trupin e tij dhe shkaku i vdekjes mbeti mister në tetë vitet që pasuan vdekjen. Al Jazeera zbuloi se shëndeti i Arafat ka qenë shumë i mirë derisa ai u sëmur papritur në 12 tetor 2004.
Por më e rëndësishmja ka ardhur pasi janë analizuar sendet personale të liderit palestinez, furça e dhëmbëve, rrobat dhe kefija e tij e famshme që nuk e hiqte nga koka. Të gjitha kanë gjurmë të lëngjeve trupore të Arafat, gjak, pështymë, djersë ose urinë dhe të gjitha tregojnë nivel të lartë të pashpjegueshëm poloniumi-210.
Testimi është kryer në Institutin e Radiofizikës në Lozanë të Zvicrës. Poloniumi është një element i rrallë shumë radioaktiv. Viktima më e famshme e poloniumit është ish-agjenti i KGB-së Aleksandër Litvinenko, që u helmua në Londër.
Pas rezultateve të laboratorit, e veja e Arafat Suha Arafat ka kërkuar menjëherë zhvarrosjen e trupit të të shoqit, në mënyrë që të testohet prania e poloniumit në eshtrat e tij.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com