TIRANE - Krimet e ndodhura kohët e fundit si dhe situata e rendit dhe sigurisë publike kanë hapur debatin e forcimit të masave ndëshkuese. Ministria e Drejtësisë ka propozuar ashpërsimin e dënimeve, ndërsa eksperti ndërkombëtar i fushës penale, Sherif Basiuni gjatë një takimi me kryeprokurorin Adriatik Llalla solli në vëmendje eksperiencën botërore duke thënë se rritja e ndëshkimeve nuk ndikon në uljen e kriminalitetit, por kërkohen masa parandaluese.
HETIMI, LLALLA: S’DUHET TE KETE ZELL TE TEPRUAR PER TE BERE PROKURORIN
Ndërkaq, Llalla vuri theksin në përmirësimin e teknikave të hetimit, si nevojë për të forcuar shtetin ligjor. Ai ngriti shqetësimin se disa institucione përpiqen të marrin rolin e prokurorit dhe të gjykatësit gjatë goditjes së kriminalitetit të brendshëm dhe rajonal.
“Eshtë shumë i nevojshëm përmirësimi dhe perfeksionimi i teknikave të hetimit, të cilat janë veprime ekskluzive të institucioneve të drejtësisë dhe këto struktura janë të angazhuara në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Faktorë të tjerë të jetës së një vendi, pavarësisht rolit të tyre të pazëvendësueshëm, nuk mund dhe nuk duhet të luajnë rolin e prokurorit apo gjyqtarit. Këta faktorë janë të mirëpritur të ushtrojnë presion pozitiv mbi punën e institucioneve të drejtësisë dhe të jenë bashkëpunues konkret. Por, në disa raste të veçanta, zelli i tepruar për të bërë gjyqtarin apo prokurorin, krahas faktit që mund të dëmtojë hetimet, mund të arrijë deri në atë masë që të këpusë fillin e hollë që ndan etikën me ligjin”, u shpreh kryeprokurori Llalla.
Penalisti me origjinë egjiptiane, Sherfi Basiuni, ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri ku ka pasur një sërë takimesh me aktorë të fushës së drejtësisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com