Hetimi i masakrës së Lushnjës me 2 të vrarë e 2 të plagosur, gjeneza e planit të Laert Haxhiut për të vrarë prokuroren Doloreza Musabelliu

Plani i Laert Haxhiut për një sulm ndaj prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe asaj të Lushnjës, Merita Selimi, të zbardhur së fundmi nga rrëfimi i të penduarit Artan Tafani, i ka rrënjët në masakrën e rëndë të 11 tetorit 2017 në Lushnjë, ku u vranë Jurgen Hoxha e Zamir Latifi dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku.

Të katërt i kapi breshëria e plumbave pa asnjë faj, shënjestër e Haxhiut ishte Xhulio Shkurti, nipi i armikut të betuar Aldo Bare, i cili shpëtoi sërish pasi sapo ishte larguar për t’u qethur te berberi, pas tentativave të mëhershme pa ekzekutuar. Hetimi udhëhiqej nga prokurorja Merita Selimi, e cila për 2 vite me radhë e mbajti dosjen në prokurorinë lokale, derisa plotësoi kushtet për “grup të strukturuar kriminal” dhe ia kaloi për kompetencë SPAK. Ngjarja përfundimisht u konsiderua e zbardhur në korrik 2020, pas gjetjes së pamjeve të kamerave të sigurisë në mënyrë private nga familjarët e të vrarit Zmir Latifi, që u morën në një karburant në pronësi të Saimir Taullaut, të cilat konfirmuan se personat kyç të vrasjes janë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Në pamje shfaqen 3 të rinj që janë në të njëjtën makinë të përdorur në atentat dhe që ishte vjedhur më herët në Durrës, në mesin e tyre edhe Anterio Kaloshi.

Të tre ishin shpallur që më herët në kërkim, por arrestimi i tyre do të vononte. I pari që ra në pranga ishte Orgest Bilbili, më 10 prill 2020, krejt rastësisht nga një polic i vetëm në kohë pandemie. Pak muaj më vonë, në gusht 2020 u arrestua Anterio Kaloshi. Në 15 tetor 2020, gjykata e posaçme nisi gjyqin për masakrën e Lushnjes duke dërguar njoftim për procesin në adresën e Laert Haxhiut në Lushnje, për shkak se ishte i pandehur në mungesë. Në këtë proces, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi janë dënuar më burgim të përjetshëm me vendim të Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, teksa procesi për ta vijon në Apel, ku akuza është përfaqësuar pikërisht nga prokurorja Musabelliu.

 Laert Haxhiu, për këtë ngjarje akoma po hetohet në mungesë, ndërsa nuk u arrit të arrestohej asnjëherë në vendin tonë, pavarësisht se RENEA dhe FNSH kryen operacione të shumta. Ai u kap në maj 2023 në Greqi, gjatë një ndjekjeje nga policia helene, dhe prej pak ditësh kishte kaluar kufirin. Gjatë kohës që ai ishte i arrestuar në Greqi, autoritetet shqiptare ngritën një tjetër akuzë për të, teksa zbardhën vrasjen e Besmir Hidës, dajës së Zamir Latifit, i ekzekutuar në 2019-ën, pasi kishte kërkuar drejtësi për vrasjen e njeriut të tij. Për këtë ngjarje akuzohen Laert Haxhiu, Orges Bilbili dhe Ardian Ahmetaj, edhe ky i fundit i arrestuar në shtetin helen.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Azilanti: 01/10/2023 16:35

    Ky nuk ka kultivuar hashash,por Sajmiri dhe Juli po.Me leket e tyre jane financuar vrasjet e Zamir Latifit,Jurgen Hoxhes dhe Besnik Hides.Jane paguar shefi i komisariatit te kohes dhe ai i SHISH te Lushnjes. Besniku u vra sepse gjeti pamjet dhe i nisi ne Tirane te karburantit te Sajmir Taullaut ne hyrje te Lushnjes ku para se te hypin ne Benzin ngjyr gri shfaqen kta ekzekutoret ne video...etj etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë