Laert Haxhiu donte të eliminonte prokuroren e SPAK, merret në mbrojtje Doloreza Musabelliu pas dëshmisë së të penduarit

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i është drejtuar Policisë së Shtetit me një shkresë ku i kërkon marrjen në mbrojtje të prokurores Doloreza Musabelliu, emri i së cilës u përmend nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, si person që ishte planifikuar të eliminohej nga Laert Haxhiu dhe grupi i tij për shkak se kishte hetuar dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi, dhe vetë atë për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë.

Sipas ndryshimeve me reformën e re në drejtësi, Policia merr menjëherë në mbrojtje prokurorët sapo të kërkohet nga ana e SPAK, megjithatë të hënën pritet të dalë në një deklaratë zyrtare edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të njëjtën çështje. KLP pritet të ketë reagim edhe për nxjerrje të akteve dhe sekreteve hetimore, të publikuara në media.

Goditja brenda llojit nuk ishte e vetmja që Laert Haxhiu, 32-vjeçari nga Lushnja, autor i dyshuar i dhjetëra krimeve, kishte planifikuar bashkë me grupin e tij që shpërndanë terror në disa qarqe të vendit në të paktën 10 vitet e fundit. Doloreza Musabelliu, prokurorja e SPAK, ishte në shënjestër të tij dhe planin për eliminimin e saj ose të një familjari të cilin, po e thurte bashkë me bandën e tij pasi po ajo po e hetonte për krime të së shkuarës. Rrëfimi tronditës u bë nga Artan Tafani, 39-vjeçari që tashmë është bashkëpunëtor i drejtësisë dhe që ka zbardhur edhe 6 vrasje të tjera që u kryen nga vetë ai, Laert Haxhiu dhe grupi i tij i ekzekutorëve.

“I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes. I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte”, ka thënë Tafani.

Por, Doloreza Musabelliu nuk ishte njeriu i vetëm i drejtësisë që Laert Haxhiu kishte planifikuar të eliminonte. Artan Tafani ka treguar edhe planin për ekzekutimin e avokatit Adriatik Guri, i cili sipas tij i ka shpëtuar vrasjes në fraksion sekonde në tetor 2021 në Lushnjë. Sipas të penduarit të drejtësisë avokatin do e vriste vetë ai, Laerti dhe Lulzim Arapi. Avokati Guri sot jeton vetëm prej faktit së në momentin që grupi kriminal zbarkoi me arsenal armës pranë banesës së tij, ai është takuar me një komshie, çfarë ka detyruar tre kriminalët të ndalojnë dhe të presin. Por, avokati, pasi hyri në apartamentin e tij, nuk doli më nga aty, duke anuluar çdo gjë.

Në rrethin e shënjestrës së Laert Haxhiut ishte edhe ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, e shkarkuar nga vetting në korrik 2023. Ajo hetoi Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu. 2 vite hetime dhe më pas Selimi shpalli moskompetencë për dosjen, duke ia kaluar SPAK dhe prokurores Doloreza Musabelliu, ku aktualisht ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun, i paekstraduar akoma nga Greqia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
Plani i Laert Haxhiut për të eliminuar dy prokuroret, Etilda Gjonaj: Sot më shumë se kurrë, prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje

1696189248_6400e1696178065.png

Ish ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani për krimet e kryera nga e ashtuquajtura banda e Laert Haxhiut në Lushnjë, që nxori në dritë edhe një plan për eliminimin fizik të prokurores së SPAK Doloreza Musabelliut dhe të ish-prokurores së Lushnjës Merita Selimit.

"Sot më shumë se kurrë, prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje! Teksa dëgjon kërcënime me jetë që marrin prokurorët, kupton mjaft mirë se sistemi i ri i drejtësisë që është ngritur është përgjigja e duhur ndaj krimit dhe veçanërisht ndaj krimit të organizuar.  Në SPAK, ka edhe gra prokurore shumë të zonja, me integritet dhe profesioniste që kryejnë punën e tyre me përkushtim, duke besuar tek vlerat e sistemit të ri të drejtësisë. Solidarizohem dhe mbështes prokuroret Musabelliu dhe Selimi ashtu si dhe të gjitha prokuroret gra të SPAK dhe ato në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit për sakrificën e jashtëzakonshme që bëjnë në ushtrimin e detyrës së tyre.  Mbështetje sot, i duhet dhënë jo vetëm nga sistemi i drejtësisë por edhe nga politika dhe shoqëria!"", shkruan ish-ministrja e Drejtësisë në rrjetet sociale.

Ndaj Musabelliut janë shtuar masat mbrojtëse me kërkesë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

 

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/10/2023 00:39

    Perse Merita Selimi shpalli moskopetence dhe e transferoi ceshtjen? Thuhet nga i penduari Tafani se kerkonin t'a vrisnin,mos valle arriten t'a kercenonin me perpara, ashtu sic planifikuan te vepronin me Musabelliun me fotot e femijeve??

    Përgjigju
  • Genti: 01/10/2023 17:18

    Keto nuk e kuptojnë qe po tentove ti afrohesh prokuroreve te SPAK, ke pune me shtetin amerikan , Je i marre fund ne çdo drejtim.

    Përgjigju
  • Halim: 01/10/2023 15:12

    Lakuriq po ti nxirrni sjau fut kush e jo me ti vrase. Mos i ngrini kot lavde. Po nuk more lek dhe bere punen me korrektesi ska shance tju vrase kush

    Përgjigju
  • Realiteti: 01/10/2023 14:52

    Keta morracake mund ta vrisnin nje prokuror te SPAK por vetem ne enderr. Nje tufe te droguarish dhe me koeficent intelektual 0 mund te benin vetem krime te shemtuara si ato qe kane bere per dashnoret e mamave, kusherinjte e tyre, te droguar dhe 50 mije euro. Trimerine e gjenin nga bashkepuntoret e inkriminuar ne polici dhe drejtesi se te ishte per keta eshte e turpshme. Levizen deri tani si qente e zgjidhur se i kane toleruar. Mbaroi cikli i ketyre tani. Te presin tani tu kthehet historia mbrapsht serish.

    Përgjigju
  • Canada: 01/10/2023 12:07

    Po mirê Doloreza do marri mbrojtje,shkelqyer fare... po me Meritën ça do bëni apo e kapi vetingu tani dhe le të vdesi tjetra... Merita Qorri ka qenë prokurore nga më të mirat dhe kur Llalla ishte Opgj në prokurorine e Lushnjes ajo ka qenë prokurore dmth të pakten mbi 30 vjet karrierrê dhe të shkëlqyer

    Përgjigju
  • Lushka: 01/10/2023 10:36

    Po çfar flitet more se zor e burreri me vrare nje femer... si seriali dumani skeni degjuar gje akoma edhe ky edhe dumani nuk benin gje gjynah se keto i bente talo cela me laert haxhiun keto ishin pentito te lindur por e shkrepen ndonjehere armen...ah medet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër

VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër