Hetimi i serverit të Tatimeve 
PS dhe PD me dy raporte

Hetimi i serverit të Tatimeve <br />PS dhe PD me dy raporte
TIRANE- Komisioni Hetimor për zbardhjen e ngjarjes së serverit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve duket se do të marrë përgjigjen përfundimtare në mbledhjen e radhës të Konferencës së Kryetarëve. Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Legjislacionit PS e PD nuk kanë arritur që të gjejnë një marrëveshje përsa i përket interpretimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku të dyja palët do të shkojnë me një raport në Konferencën e Kryetarëve.

Por, kjo përplasje e shpeshtë ndërmjet palëve duket se do të çojë në ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore, ku PD dhe PS janë dakord në parim. Pas mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit në Kuvend, deputeti Armando Subashi theksoi se: “Përderisa vet Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një sërë vendimesh nga ana e vet, të cilët kanë interpretuar nene të ndryshme të këtij ligji, sigurisht ka ardhur momenti që ne ta marrim në shqyrtim këtë ligj, të bëjmë ndryshimet e nevojshme, t’i përshtatemi më mirë asaj që ka thënë Gjykata Kushtetuese për ta bërë sigurisht më efektiv.”

Pas Subashit, deklaratën para kamerave e dha edhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i cili theksoi se është dakord që ligji për komisionet hetimore të ndryshojë, por që të plotësohen të gjitha kërkesat e opozitës për të hetuar. “Qëllimi jonë është që në mënyrë definitive, në mënyrë kur kërkohet opozita komisioni hetimor të ngrihet të hetojë objektin që ajo kërkon. Në se kjo do të gjejë edhe objektin e mazhorancës për ta bërë së bashku këtë ndryshim është vullnet i mirëpritur.”,- u shpreh Bylykbashi.

Këshilli i legjislacionit vendosi që t'i dërgojë konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare 2 relacione, nëse ka ose jo kompetencë të merret me komisionet. Pas një jave do zbulohet dhe lëvizja e radhës e kuvendit në këtë drejtim.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur