SPAK zbulon abuzim në tenderat e naftës në bashkinë e Kukësit, Prefekti Granit Gjana pezullohet nga detyra! Kur ishte zv.kryetar pengoi një kompani të merrte pjesë në garë

Prefekti i Kukësit Granit Gjana është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme pasi po hetohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

SPAK njoftoi sot (6 dhjetor) se ka kryer hetime paraprake në kuadër të procedimit penal nr.133 të vitit 2023, dhe nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se Granit Gjana, në cilësinë e zv/kryetarit, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Pasi është vënë në dijeni të vendimit të gjykatës, Granit Gjana ka dhënë dorëheqjen nga detyra e prefektit Kukës mbrëmjen e të martës (5 dhjetor 2023). Sipas SPAK, ky shtetas me mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “Ufo Cengu” sh.p.k, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar kompaninë të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21 milionë lekë të organizuara nga Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023.  SPAK thotë se si pasojë e këtyre veprimeve janë dëmtuar interesat e ligjshëm të kompanisë “Ufo Cengu” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit për blerjen e karburantit.

“Nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi nën hetim G. Gj., në cilësinë e zv/kryetarit të Bashkisë Kukës, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal. Ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023. Për pasojë shtetasi nën hetim G. Gj. ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm”- njofton SPAK.

Vendimi u mor në 1 dhjetor ndërsa masa e “pezullimit të ushtrimit të detyrës”, në ngarkim të Granit Gjanës është ekzekutuar nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Kombëtare të Hetimit më 5 dhjetor.

Aktualisht Gjana mbante detyrën e prefektit Kukës, por më parë ka qenë nënkryetar i Bashkisë. Pas video skandalit që shkaktoi shkarkimin dhe arrestimin e Safet Gjicit, nga 24 qershori deri më 4 tetor Granit Gjana u komandua në ushtrimin e detyrës si kryetar i bashkisë së Kukësit derisa u zgjodh titullari i ri Albert Halilaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:30
Në hetim për abuzim me tenderat e naftës, Granit Gjana dha mbrëmë dorëheqjen

1701852372_granitgjana.jpg

Report Tv mëson se Granit Gjana ka dhënë mbrëmë dorëheqjen pasi është njohur me vendimin e GJKKO-së.

Granit Gjana akuzohet për shkelje të barazisë në tenderat për blerje karburanti gjatë kohës që mbante postin e zëvendës kryetarit të bashkisë së Kukësit.

Vendimi u mor më 1 dhjetor ndërsa është ekzekutuar nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Kombëtare të Hetimit në datën 05 dhjetor 2023.

 

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 06/12/2023 16:20

    Teper e veshtire te besosh se ne kete vend do filloje te vendoset ndonjehere drejtesi e perseris te filloje!

    Përgjigju
  • Alban Luma: 06/12/2023 11:59

    E gjeten kete te varferin qe ti biejne per te plotesuar numrin e zyrtareve. Ky buk e kos hante. Nderkohe qe Sali Berisha i ben sfide "SPAK"-ut te famshem. Asnje grime respekt per SPAK.Ne Kukes sa duhet te burgosen para tij. Naften e bashkise dikur kryetari i saj Bashkim Shehu ja dergonte Albana Vokshit ne seline e PD-se. Por Bashkimi i PD-se ka shkuar tashme ne Amerike. Keshtu kane vepruar edhe zyrtare te tjere. O SPAK i mjere. Hetoni ore bashkepunetoret e Bujar Germizit i cili hynte e dilte ne drejtorine e policise si ne shtepine e tij dhe policet e nderonin. Cfare nuk behet ne Kukes. Gjetet Granitin si mban dhe bjerini se mban ai.

    Përgjigju
  • Cakalli: 06/12/2023 11:12

    Jane turrur te shqyejne c,te munden cakenjt e rilindjes.Ne burg e keni vendin maskarenj nuk do i gezoni leket e vjedhura

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 06/12/2023 11:04

    E çuditëshme: 1.E dënojnë për pabarazi në tendera dhe nuk arrestojnë HAJDUTËT E VRASËSIT me vidio ZË E FIGURË..! 2.Dhe thuhet se SPAK+GJKKO..nuk e ka TREDHUR S.BERISHA..! 3.Edhe sikur Sb tu bëj shurrën në kolltuk..këta nuk e zën me dorë pasi u shpëtojnë PIRDHËT nga FRIKA..! 4.Sb nuk ka shkuar në Gjykatë 3 herë duke i cilësuar BANDË KRIMINALE.. 5.Konkluzioni është i qartë: A.DREJTËSIA ËSHTË E KAPUR,DEGJEN3RUAR NË KORRUPSION 99 %. B.Sb është AGJENT I SHUMFISHT dhe kan frikë për L3B në Shqipëri,Ballkan e më gjërë..! 6.Edhe Amerika dështoi me drejtësinë dhe Sb non grata..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skandal te Liverpool, Salah përplaset me Klopp! Shokët e skuadrës e ndajnë nga sulmi fizik

VIDEO/ Skandal te Liverpool, Salah përplaset me Klopp! Shokët e skuadrës e ndajnë nga sulmi fizik