TIRANE- Deputeti Spartak Braho ka kërkuar dje që pjesë e hetimit në komisionin hetimor të jetë edhe presidenti Bujar Nishanit. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Hetimor për dy anëtarët e Këshillit të Latë të Drejtësisë, deputeti Spartak Braho ka kërkuar që në hetim të futet edhe presidenti Bujar Nishani si kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kërkesën deputeti i LSI-së e mbështeti në argumentin se Nishani është kryetari i Këshilli të Lartë të Drejtësisë dhe për këtë ai mund të ketë informacione shtesë për hetimin e dy anëtarëve të KLD-së, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.
/Shqiptarja.com










