Një ditë pas autorizimit të Kuvendit për kontrollin e banesës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar nga Prokuroria për trafik droge dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë, ka ardhur reagimi i BE. 

Zëdhenësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, ka folur sot për hetimin e Tahirit. Në një konferencë për shtyp nga Brukseli, ajo deklaroi se pritshmëria e BE është që hetimi dhe të gjitha hapat e nevojshme të ndërmerren në përputhje me standardet ndërkombëtare. Koçijançiç theksoi se Bashkimi Europian do ta monitorojë këtë çështje nga shumë afër.

Ju e dini që Komisioni Europian përgatit raportin e tij vjetor, ku kjo do të jetë në një vëzhgim të rreptë, duke qenë se lufta kundër krimit të organzuar dhe reforma e drejtësisë janë prioritete”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com