Hetimi për 'Blue Eye Water'/ Dëshmon në Tiranë amerikani që firmosi për biznesmenin e ndjerë dhe dy të tjerë

Hetimi për 'Blue Eye Water'/ Dëshmon në Tiranë amerikani që firmosi për biznesmenin e ndjerë dhe dy të tjerë

Thomas Theodore Prousalis në Prokurori

Hetimet që po zhvillohet në prokurorinë e Tiranës për dyshimet e tjetërsimit të kompanisë së ujit “Blue Eye Watër”, kanë sjellë në Shqipëri,njërin nga amerikanët që ka firmosur për llogari të Craing Francis White, John Alfred Obrien, por edhe të biznesmenit të ndjerë Donald Shena. Nëpërmjet firmave të tij janë bërë ndryshime të pronësisë në kompaninë “Blue Eye Watër”, ndryshime këto që dyshohet se janë kryer në mënyrë fiktive. Thomas Theodore Prousalis që rezulton në dokumentat e kompanisë “Blue Eye Watër” që të ketë firmosur për tre persona, dy ditë më parë është paraqitur në prokurorinë e Tiranës, ku ka dhënë shpjegime. Amerikani i shoqëruar me një përkthyese dhe me administratorin e kompanisë “Blue Eye Watër” Bashkim Shalla ka treguar para grupit hetimor që po ndjek këtë çështje, se ka firmosur dokumentat, pasi është autorizuar me prokorë përfaqësimi nga Craing Francis White, John Alfred Obrien, por edhe të biznesmeni Donald Shena.

 Bashkim Shalla dhe Donald Shena 

Gjatë dëshmisë së tij të dhënë në prokurori Thomas Theodore Prousalis, ka treguar se i ndjeri Donald Shena, ka mashtruar dy shtetasit Amerikanë Craing Francis White, John Alfred Obrien, të cilët zotërojnë në amerikë kompaninë mëmë “Blue Eye Watër” INC.Prokuroria e Tiranës prej vitit 2018 ka nisur procedimin penal nr. 4327/1 për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, ku siç mësohet nga burimet pranë prokurorisë në këtë dosje po verifikohet pozicioni penal i biznesmenit Bashkim Shalla dhe tre amerikanëve Craing Francis White, John Alfred Obrien, Thomas Theodore Prousalis. Craing Francis White dhe John Alfred Obrien, të cilët dyshohet se kanë përpiluar një sërë dokumentash të dyshimta, nga ku më pas janë bërë aksionerë të vetëm të kompanisë “Blue Eye Watër” në Shqipëri, duke spostuar pronarin e vetëm të kësaj kompanie Donald Shena,i cili ishte në ditët e fundit të jetës së tij, në spitalin Amerikan. Sipas prokurorisë dyshohet se pas kësaj administratorit Bashkim Shalla, dhe dy personave të huaj Craing Francis White dhe John Alfred Obrien, automatikisht i lindi e drejta për të kontrolluar të gjitha pronat e blera nga Shena në fshatin Krongj të Sarandës.

Thomas Theodore Prousalis në Prokurori

Por tashmë për këtë çështje ka nisur një hetim i thelluar në prokurorinë e Tiranës, e cila pak kohë më parë i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve të shtetit në Delaëare në Amerikë, duke kërkuar informacion mbi kompaninë amerikane “Blue Eye Water INC” dhe dy shtetasit Craing Francis White dhe John Alfred Obrien. Letërporosia e prokurorisë dërguar në SHBA konsiston në kërkimin e informacionit për sa i përket datës kur është themeluar kjo kompani si dhe verifikimin e hyrjes apo daljes në sistemin kufitar të SHBA të Donald Shena në periudhën kur është nënshkruar një kontratë shitje të kompanisë “Blue Eye Watër” në Tiranë. Njëherësh prokuroria thotë se tashmë kjo kontratë është çuar në laboratorin e policisë kriminale për ekspertim grafik të firmave të Donald Shena, për të mësuar nëse realisht është firma që Shena ka hedhur mbi këtë kontratë apo ajo është falsifikuar nga persona të tjerë. Të gjitha këto enigma pritet të marin përgjigje në ditët në vijim nga prokuroria e Tiranës, e cila në dobi të këtij hetimi ka pyetur disa persona.


Dokumentet ku Thomas Theodore Prousalis ka firmosur për llogari të Craing Francis White, John Alfred Obrien, por edhe të biznesmenit të ndjerë Donald Shena

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, zbardhen bisedat me klientët

8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, zbardhen bisedat me klientët