TIRANE- Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi, janë marrë në pyetje nga njësia Task-Forcë, pranë prokurorisë së Elbasanit, lidhur me procedimin penal të nisur ndaj tyre për akuzën e “Fshehjes së pasurisë” dhe “Falcifikimit të dokumentave”. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat shpjeguan se anëtari i KLD-së, njëherësh gjyqtari i Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, ka dhënë shpjegime për rreth dy orë, ku ka treguar se nuk ka shkelur asnjë ligj për deklarimin e pasurisë së tij dhe bashkëshortes, me të cilën para disa muajsh ka qënë bashkëaksioner në disa kompani tregtare si “Bio Gourmet”,“Albcos-Albanian Cosmetics”.
/Shqiptarja.com







