Hetimi për veprimtarinë e KLD
Braho: PD mos e lini vetëm Çefën!

Hetimi për veprimtarinë e KLD<br />Braho: PD mos e lini vetëm Çefën!
TIRANE - Është mbajtur ditën e sotme Komisioni Hetimor lidhur me kërkesën e 39 deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Në hapje të mbledhjes, pas miratimit të planit të hetimit, kreu i këtij Komisioni Armando Subashi, theksoi se kanë mbërritur dokumentacionet e kërkuara nga shkolla e Magjistraturës, KLD dhe ILDKP, dhe në bazë të këtyre dokumentave do të provohen nëse qëndrojnë 10 shkeljet e konstratuara nga deputetët e mazhorancës.

Nga ana e tij, deputeti socialist Taulant Balla, tha se është e nevojshme që të hetohen edhe momente të tjera të karriesrës së anëtarëve të KLD. Në këtë kuadër, Balla risolli në vëmendje faktin se ndaj Çefës ekziston një akuzë për korrupsion dhe tjetërsim prone në vitin 2011, firmosur nga ish-nëndrejtori i policisë Agron Kuliçaj drejtuar ish-Ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, në kohën kur Çefa ishte drejtor i AKKP.

“Nisur nga praktika e mëparëshme e Komisioneve Hetimore si me Komisionin ndaj ish-nënkryetarit Kreshnik Spahiu. që janë marrë për bazë momente të tjera të karrieres, do të doja t’i vija në dijeni komisionit një shkresë me firmën e nëndrejtorit të policisë Agron Kuliçaj drejtuar ish-Minstrit të Brendshëm Bujar Nishani, ku Elvis Çefa akuzohet për korrupsion dhe tjetërsim prone. Në hetim rezulton se vetë Çefa është i përfshirë në këtë aferë korruptive. Dhe pjesë e hetimit të jetë ky hetim i policisë së shtetit në vitin 2011. Me firmën e zotit Kuliçi ku Elvis Çefa ka qenë drejtor i AKKP.” tha Balla

Por sipas deputetit tjetër të mazhorancës, Spartak Braho kjo kërkesë nuk ka të bëjë me objektin e hetimit, pasi sipas tij, ky dokument përdoret që Çefa t’i shërbejë organeve të tjera. Braho i bëri apel opozitës që të marrin pjesë në Komisionin Hetimor, dhe sipas tij të mos e lënë vetëm Çefën.

“Mendoj që këto kërkesa s’kanë të bëjnë me objektin e hetimit. Nuk është çudi që ky material përdoret që Çefa t’i shërbejë organeve të tjera. Deputetët e opozitës të vijnë në Komision mos ta lënë në baltë Elvis Çefën.” tha Braho

Të njëjtën kërkesë parashtroi edhe kryetari i Komisionit Subashi i cili tha se opozita duhet të gjejë forcën për të ardhur në Komision. Lidhur me kërkesën e Ballës, Subashi u shpreh se do t’i kërkohet Prokurorisë që të japë informacion ndaj zotit Çefa.

“I bëj thirrje opozitës që të gjejë forcën dhe të vijë në Komision. Do t’i kerkojmë Prokurorisë që të japë informacion nëse ndaj zotit Çefa.” tha Subashi
 
Ditën e djeshme ishte vetë nënkryetari i KLd, Elvis Çefa i cili edhe pse dorëzoi dokumentacionet e e veprimtarisë së tij në KLD, ndërsa e cilësoi këtë nismë për shkarkimin e tij dhe të anëtarit tjetër Lulzim Lelçaj si antikushtetuese.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën