28 kandidatet e BKH të përzgjedhur nga SPAK nisin trajnimet. Trajnimet me prokurorë e partnerë ndërkombëtarë. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se pritet që me plotësimin me fazën e dytë me 32 agjentët e rinj trajnimet të bëhen edhe me FBI.
Në maj agjentët e kualifikuar marrin në dorë dosjet e para hetimore. Report Tv mëson se ata do të nisin nga puna me dosjet e procedimeve penale të korrupsionit. Byroja Kombëtare e Hetimit u bë me 28 agjentët e parë para pak ditëve. Ata kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë.
Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
Për tu plotësuar përfundimisht BKH duhet të ketë 60 anëtarë. Ndaj vijon procesi i rekrutimit për 32 pozicionet “Hetues”, të pa plotësuara. Kandidatët do të duhet të kalojnë testin fizik fillimisht dhe më pas një seri kontrollesh.
Hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore. Sistemi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së, në njoftimin e këtij të fundit për rihapjen e garës, cilësohet si proces sfidues mendor dhe fizik, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në procesin e përzgjedhjes do t’i bashkohen një skuadre elitë që mbështet Prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Keta bejne mire qe po i pergatisin,por problemi eshte te mendesia turkoshake e nepotiste qe kemi.A do jene ne gjendje t'ua shkulin,apo t'a kapercejne zakonin e keq te te ndihmuarit te mikut,te shokut te mikut,te te afermit,te te njohurit ? Sa here degjojme per njerez te drejtesise e rendit qe kane bashkpunuar e ndihmuar kriminele,apo kane dekonspiruar operacione?Njerezit tane te drejtesise e rendit jane te afte ne pergjithesi per te luftuar krimin,por trajnimin e duan vetem ne mendesi,te mendojne si anglo-saksone,jo si lindore, ballkanas, turkoshake.
Përgjigju