Hetuesit francezë, zviceranë dhe rusë kanë hedhur poshtë mundësinë e helmimit të ish- presidentit të Palestinës, Jaser Arafat. Pas përfundimit të hetimeve prokurori francez Emmanuelle Lepissier tha se nuk ka prova të mjaftueshme për dyshimet se Jaser Arafat është helmuar apo është vrarë nga rrethana të tjera jo natyrore.

Sipas hetuesve francezë vdekja e udhëheqësit palestinez ka ardhur për shkaqe natyrore dhe jo siç pretendojnë avokati dhe bashkëshortja e Arafat. Avokati i cili ka ndjekur këtë çështje prej disa vitesh pretendon se vdekja e Arafat ka qenë politike dhe jo nga shkaqet natyrore.

Më 27 nëntor 2012 ish-bashkëshortja e udhëheqësit palestinez, Arafatit Suha për shkak se ka gjetur gjurmë poloniumi në rrobat Arafat, menjëherë ka paraqitur një ankesë ligjore në Francë duke kërkuar zhvarrosjen dhe hetimin për vdekjen e Arafat.

Ish- presidentit të të palestinës Jaser Arafat ka humbur jetën më 29 tetor 2004 dhe sipas autopsive mjekoligjore vdekja e udhëheqësit palestinez ka ardhur si pasojë e hemorragjisë cerebrale.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)