Hetuesit:Në llogaritë e Becchettit
 gjetëm më pak se 100 mijë euro
Arkiva-Lajmet për çështjen 'Becchetti'

Hetuesit:Në llogaritë e Becchettit<br /> gjetëm më pak se 100 mijë euro<br />Arkiva-Lajmet për çështjen 'Becchetti'
Hetuesit e policisë dhe të prokurorisë gjejnë më pak se 100 mijë euro në llogaritë bankare të Francesco Becchettit dhe të njerëzve apo kompanive të lidhura me të. Ky është rezultati i verifikimeve të kryera nga hetuesit në bankat e nivelit të dytë në vendin tonë për sipërmarrësin italian.

Burime nga grupi i hetimit zbuluan për A1 Report se në llogaritë e verifikuara nuk janë zbuluar shumat e qarkulluara nga njerëzit e Becchettit. Në këto llogari shumica e të cilave ishin bosh, nuk kishte më shumë se 10 apo 15 mijë euro në secilën apo shuma të përafërta në lekë.

Kjo ka bërë që policia të konfirmojë zyrtarisht tashmë edhe nëpërmjet bankave se paratë e Becchettit, ishin transferuar jashtë vendit në masën e 39 milionë eurove.
 
Ndërkaq paralelisht me këto verifikime, Prokuroria e Përgjithshme iu ka dërguar një letër porosi, autoriteteve italiane për banka të nivelit të dytë, një kërkesë për bllokimin e llogarive bankare të Becchettit. Po ashtu një kërkesë tjetër që përfshin edhe Anglinë dhe vende të tjera pritet të niset nga Prokuroria e Përgjithshme.
 
Verifikimet e mësipërme nisën të kryhen që të hënën me 7 qershor 2015, dy ditë pas arrestimit të bashkëaksioneres me Becchettin Erjona Troplini dhe drejtoreshës së një banke të një niveli të dytë në Tiranë Pranvera Gjika.
 
Pak ditë pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Francesco Becchettit dhe bashkëpunëtorit të tij Mauro De Renzis, të akuzuar për evazion fiskal dhe falsifikim dokumentesh, policia e Tiranës nisi verifikimet e llogarive bankare të Becchettit si dhe kompanive e njerëzve të lidhur me të. Verifikimet e kryera nga Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit, kanë zbuluar disa llogari dhe gjurmë llogarish që sipas hetuesve janë të lidhura me Beketin.
 
Ndërkaq veç prokurorisë një kërkesë për bllokimin e 39 milionë eurove dhe të 770 milionë lekëve, një kërkesë të tillë e ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, edhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Kërkesa përkatëse është reflektuar edhe në kërkesën për ndryshime në ekstraktin historik të Agonset SHPK. Kërkesa në fjalë është depozituar me 10 qershor, tri ditë pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Becchettit dhe Mauro De Renzis.

Në këtë dokument është përfshirë edhe kërkesa për bllokimin e llogarive bankare të Liliana Kondomitit, (nënës se Becchettit) Mauro de Renzis dhe Erjona Troplinit, zotërues të aksioneve në shoqeritë “Energji” shpk, Shoqërinë “Cable System” shpk, Shoqërinë “400 KV”, Shoqërinë “Fuqi” dhe Shoqërinë “Agonset”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë