LAZARAT - Pas identifikimit të armës që më 24 qershor i mori jetën efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat, hetuesit e Krimeve të Rënda janë rikthyer sërish në skenën e krimit, këtë herë për të identifikuar pozicionin dhe distancën nga e cila është qëlluar mbi autokolonën e RENEA-s.
Burime për A1Report nga Prokuroria thanë se tre hetuesit Anton Martini, Edvin Kondili dhe Besim Hajdarmataj janë duke kryer një sërë ekspertizash shkencore për identifikimin e pozicionit të saktë nga ku është qëlluar Basha.
Me përcaktimin e distancës dhe pozicionit apo banesës ku ka qenë strehuar grupi i zjarrit hetuesit pritet të kompletojnë në këtë mënyrë një provë të rëndësishme për zbardhjen e mekanizmit të vrasjes së efektivit të policisë më 24 qershor dhe plagosjes së dy kolegëve të tij Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj. Nga riekspertimi i vendit të ngjarjes nuk do të ketë qitje, por pritet që përmes aparatit lazer të përcaktohet vendi nga ka ardhur goditja me armë ndaj Ibrahim Bashës.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO