Jupp Heynckes kthehet në shtëpi dhe po përgatitet të ripërtërijë Bayern Munchen pas divorcit brutal me Carlo Ancelottin që siç raportojnë mediat gjermane erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë së lojtarëve. Hyenckes njeriu i cili në 2013-ën çoi në Mynih Kupën e Kampionëve, e pesta në histori për bavarezët, shprehet se në drejtimin e tij Bayern Munchen do rikthehet sërish pretendent për trofeun më prestigjioz të planetit.
“Më duhet të falënderoj Bayern, që është në gjendje të mirë fizike dhe mendore, – tha ai. – Pavarësisht kësaj periudhe të vështirë, jam i bindur se ekipi shpejt do të tregojë një profil të ndryshëm. Unë kam një plan të qartë në mendje. Është e rëndësishme që lojtarët të rifitojnë besimin në forcat e tyre. Unë duhet të falënderoj Bayern Munich që më dha mundësinë për t’u bërë një trajner i madh, – vazhdoi trajneri i tripletës 2013.
– Dhe kjo është një arsye që më bëri të kthehem në stol. Puna ime është për të krijuar një grup të aftë, për të ndryshuar kursin, – shtoi Jupp. – Ekipi ynë ka cilësi dhe potencial. Ne vetëm duhet të fillojmë nga e para për të treguar këto karakteristika. Duhet ta marrim veten si ekip. Si jam unë? Jam i aftë mentalisht dhe fizikisht. Por, protagonisti nuk do të jem unë, është Bayern Munich”./telesport/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com