Hezbollah: Rrëzuam një dron izraelit

Hezbollah: Rrëzuam një dron izraelit

Luftëtarët e Hezbollahut në një funeral për një shok të vrarë nga Izraeli

Hezbollahu, grupi i armatosur me bazë në Libanin jugor, pretendon se ka rrëzuar një dron izraelit, hera e parë që ka bërë një pretendim të tillë gjatë luftimeve të fundit.

Ndodhi të dielën mbi Khiam, rreth 5 km (3 milje) nga kufiri me Izraelin. Droni u pa duke rënë në territorin izraelit, tha Hezbollah.

Sipas organizatës, e cila është cilësuar si një grup terrorist nga Britania e Madhe dhe SHBA, ajo ka pasur 46 luftëtarë të vrarë në luftimet me Izraelin që nga sulmi i Hamasit të 7 tetorit, si dhe 43 të plagosur.

Hezbollahu gjithashtu thotë se ka nisur 84 sulme në 42 pika përgjatë kufirit në përleshjet e përditshme me trupat izraelite. Izraeli thotë se të paktën shtatë nga ushtarët e tij janë vrarë deri më tani.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Netanyahu refuzon thirrjet për armëpushim: Është koha për luftë, do godasim përbindëshat e Hamasit! Shpëtohet ushtarja izraelite e marrë peng në Gaza


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot