Janë publikuar pamjet e shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu e cila u dëmtua si pasojë e një sulmi me dron më 19 tetor.

Pas sulmit Hezbollahu mori përgjegjësinë për këtë sulm brenda territorit izraelit.

Pas ngjarjes së ndodhur zyra e kryeministrit në një deklaratë thanë se Netanyahu dhe gruaja e tij Sara nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit dhe asnjë person nuk ishte lënduar.