Grupi militant libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah, deklaroi se Izraeli mban "përgjegjësi të plotë" për shkeljen e armëpushimit,
ndërsa sulmet izraelite vazhduan të godisnin Libanin jugor dhe lindor. Sulmet e vazhdueshme izraelite "nuk janë më vetëm shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, por përfaqësojnë agresion të qartë dhe një vazhdim të luftës në çdo kuptim. Si pasojë, përgjegjësia e plotë i takon pushtimit izraelit", tha grupi në një deklaratë. Izraeli "nuk i ka respektuar kurrë dispozitat e armëpushimit", duke përfshirë marrëveshjen e fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe njoftimin e së premtes.
Lajmi kryesor:
Armëpushimi SHBA-Iran në rrezik/ Teherani: Do të mbyllim Ngushticën e Hormuzit, marrëveshja me Libanin është shkelur



