1698788109_hezbollah.JPG

Ushtria e Hezbollahut

Hezbollahu ka goditur me më shumë se 50 raketa në postet ushtarake në veri të Izraelit, pasi 5 luftëtarë të organizatës u vranë.

Grupi militant libanez dërgoi valë raketash mbi kufi, që shënoi një nga bombardimet e tij më intensive që nga shpërthimi i konfliktit Izrael-Hamas më 7 tetor, raporton Al Jazeera.

Hezbollahu ka thënë se duke i “nxehur” veprimet e tij në kufi, po lehtëson presionin ndaj Gazës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Katar: Armëpushimi në Gaza do të zgjasë 4 ditë! Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Armëpushimi do të jetë i shkurtër, pastaj lufta do të vijojë për paktën dy muaj