Tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, protestuesit e opozitës jokuvendore kanë hedhur bomba molotov në drejtim të institucionit. Turma ka hedhur një bombë molotov, tymyese edhe kapsolla ndërsa janë thyer me gurë xhamat e Drejtorisë së Policisë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se një efektiv i policisë mori dëmtime nga hedhja e bombës molotov. Shumë punonjës së policisë janë vendosur në kordonin e sigurisë para godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës. E ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo", ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj tha se raste sporadike nuk mund të identifikojnë gjithë turmën dhe qëllimin e protestës, e cila nuk ishte e dhunshme. Duhet theksuar se ishte vetëm një bombë molotov që u hodh ndaj drejtorisë së Policisë, ndërsa më tej protestuesit vijuan mardhimin drejt selisë së Partisë Demokratike.
Lajmi kryesor: